Skënderbeu bën historinë, kualifikohet në rrethin e tretë të - TopicsExpress



          

Skënderbeu bën historinë, kualifikohet në rrethin e tretë të Championsit (video) Skënderbeu nga Korça ka bërë histori duke kaluar në rrethin e tretë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposht Neftchin e Azerbajxhanit me rezultat 1:0. Ndeshja e parë në Baku kishte përfunduar 0:0. Në fakt, ekipi shqiptar ka siguruar një biletë vetëm në kohën shtesë pasi që ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat të bardhë, 0:0. Në pjesën e parë dhe të dytë të dyja ekipet me gjithë rastet e krijuara nuk kanë mundur të tundin portat e ekipeve respektive. Në vazhdim të dy herë nga 15 minuta ‘Ujqërit e Dëborës’ e kërkuan më shumë fitore, pasi edhe u favorizuan edhe më tepër pas përjashtimit të një lojtari të ekipit azer. Kur pritet të përfundonte ndeshja mesfushori i ekipit shqiptar, Orelesi me anë të një projektimi nga një distancë prej 20 metrave mposhti portierin serb të ekipit azer, Stamenkoviq. Skënderbeu pas këtij kualifikim në rrethin e tretë e pret Shakhter Karagandy, e cila eliminoi ekipin e njohur bjellorus, BATE Borisov.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 20:59:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015