Smë pëlqen heshtja jote, dhe masa do marr ta dish, se nesër - TopicsExpress



          

Smë pëlqen heshtja jote, dhe masa do marr ta dish, se nesër në portë do trokasësh, Mbyllur do ta gjesh ,sdo vish. Memec, i dobët, i pagojë, vallë heshtja ka brerë tënden fjalë..? se deshe bëje tani, Pas pak kam ikur , kam dalë. Heshtja jote më ka mërzitur, dhe unë do hesht mos ki frikë, tani të dy kemi heshtur, Ska natë ,sdo ketë më as ditë. Ke heshtur ..? i pagojë..memec.. ah, më mirë hesht se jo gjithçka do shkatërrosh, po kur të kem ikur më larg, Penduar do jesh, do mendosh... Se unë tani kam ikur, çtë bëj me një të pagojë si ti, që flet vetëm me fjalë brenda vetes, Dhe jashtë..natë terr, qetësi. I pagojëëëëë.......!! Po të quaj kështu , je i pagojë, tani jam shumë zemëruar, Të them: Aspak nuk është lojë
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 09:25:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015