Sokoli plotëson formularin për të kandiduar për kreun e - TopicsExpress



          

Sokoli plotëson formularin për të kandiduar për kreun e PD-së Pas deklarimit të dorëheqjes nga kreu i PD-së, Doktori vendosi të udhëheqë dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Për këtë deklaroi se është e nevojshme që të mos marrë anë në garë, por që garuesit duhet të paraqiteshin pranë tij para se të shpallnin kandidaturën. I pari e provoi Olldashi. Meqë Doktori tha se do ndryshonte rregullat e lojës për zgjedhjen e kryetarit, ai ishte i paqartë për procedurën dhe kërkoi takim me Doktorin. Shkoi tek sekretarja dhe i tha që duhej t’i linte një takim me Doktorin. -Cili është qëllimi i takimit, i tha sekretarja. -Dua të më japë leje të kandidoj për kryetar partie, i tha Sokoli. -Ah, s’ka problem, i tha sekretarja. Ke një formular këtu, plotësoje dhe pastaj eja. Sokoli mori formularin dhe i hodhi një sy shpejt. Ishin rreth 10 pyetje për kandidatin, që nise i kishe pozitive, fitoje. Pastaj duheshin dy rekomandime dhe në fund një miratim nga Doktori. Pyetjet ishin këto. -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a keni tradhtuar ndonjëherë Doktorin? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD, a keni përkrahur grupe apo fraksione të dala në parti? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a e keni menduar PD-në pa Berishën? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a keni bërë ndonjë veprim me kokën tuaj, pa pyetur partinë? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a keni lexuar gazeta dhe a keni parë TV që janë armike me PD? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a keni dhënë intervista apo keni shkuar në studio të medies armike? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a i keni besuar akuzat e kundërshtarëve të PD-së për korrupsionin e Familjes Berisha? -Gjatë kohës që keni qenë anëtar i PD-së, a keni pasur rast të dilni në mbrojtje të akuzave që opozitarët u kanë bërë familjarëve të kryetarit Berisha? -Cilin prej këtyre biznesmenëve keni pasur idhull? Bashkim Ulaj, Agim Zeqo, Mihal Delijorgji apo Rezart Taçi? Shëno me kryq vetëm njërin prej tyre. -Cilin nga emisionet politike pëlqen më shumë Opinion, Top Story, 300 gradë apo Fakt? -Cilin nga pjesëtarët e Familjes Berisha adhuron më shumë, Shkëlzenin, Berishën, Lirinë, apo dikë tjetër? Sokoli u hodhi një sy pyetjeve dhe ju dukën të lehta, përveç pyetjes për biznesmenët. Asaj i ra shkurt dhe shënoi Ulaj. Të tjerat ju dukën që i kalonte lehtë. Edhe për emisionet TV shënoi menjëherë emisionin Fakt, se me atë ishte brenda. Pjesa e dytë e rekomandimeve ishte e thjeshtë. Duhej një nga Qukapi dhe një nga Flamuri. Edhe me ata të dy e rregullonte. Duke marrë zemër, trokiti tek dera e zyrës së Doktorit dhe hyri brenda me formular në dorë. -Doktor, unë kam ardhur pasi dua të kandidoj për kryetar të PD-së. Të jap fjalën e nderit se nuk do të tradhtoj kurrë dhe nuk do ta ndaj partinë. Po pashë që Lulëzim Basha ka pak vota më shumë se unë, do t’i hap rrugë atij. Jam gati… -Sokol, të përshëndes. Dhe Luli të përshëndet. Është gëzu shumë. Më tha Sokoli ka bë një gjest të madh dhe fisnik. Kemi nevojë për gjeste të tilla. Shiko, formularin a e ke plotësu? -Po, e kam plotësuar, i tha Sokoli dhe ia tregoi. -Shumë mirë. Dakord, do flas unë me Lulin dhe do të fusë ai në garë. Ke ba një punë shumë të mirë. Të përgëzoj. Sokoli doli i lumtur nga zyra dhe shkoi të njoftonte median. Tek dera e PD-së e ndali roja. -Kam urdhër të mos lejoj njeri të hyj pa leje, i tha. -Po fola me Doktorin, mora lejen, tha Sokoli. -Duhesh me folë me Lulin, i tha roja, se Doktori ka dhënë dorëheqjen. -Kam folë dhe me atë, i tha Sokoli. -Ja ta verifikoj, tha roja dhe mori Kunatin e Lulit. -Kam këtë Sokolin këtu, i tha, ta lë të hyjë brenda apo jo? -Leje, leje, tha Kunati, se është djalë i mirë. Mos u shqetëso, do flasim.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 07:03:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015