Sot eshte dita e fitores ne Beder Fitore kjo e muslimaneve te - TopicsExpress



          

Sot eshte dita e fitores ne Beder Fitore kjo e muslimaneve te paket ne numer kundrejt armiqve te Allahut Xh.sh dhe te pejgamberit a.s te shumet ne numer. Shtrohet Pyetja si arriten te fitonin 314 musliman jo te armatosur mir kundrejt 950 jo muslimanve te pergatitur me pajisjet me te mirate asaj kohe? Fituan sepse atyre u erdhi ndihma e Zotit ngase ishin te bashkuar dhe ishin te vendosur qe te jepnin jeten dhe gjithqka nga vetja e tyre per te ngritur fjalen La ilahe Il-lallah Muhemedun resulullah. Ata ishin te bashkuar u erdhi ndihma e Zotit po ne ku jemi sot sa jemi ne hapat e atyre qe e shkruan kete histori, jemi te perçare te gjymtosur te sakatosur, a thua pse ? Sepse e kemi harruar qellimin tone primar e merremi me çeshte te cilat nuk kan dobi. Sepse ne jemi perçare nese jemi 2 persona jemi 3 grupe nuk jemi as me vetveten e si te jemi me te tjeret? Sepse ne akoma merremi se a ka apo nuk ka sabah 20 min pas imsakut e nuk merremi me ata te cilet nuk e falin namazin..., sepse ne merremi me ata qe jan ne Xhami se si falen e luten ndersa me ata qe se kan shkel deren e xhamis i kemi lan ne meshiren e fatit, sepse kur dikush deshiron qe xhamia e tij ka qen e mbyllur prej kohesh te hapet dhe te therritet ezani bllokohet dhe nuk lejohet sepse ne merremi e merremi e merremi me gjera te kota e nuk merremi me gjera madheshtore. Allahu na forcofte e na bashkoft qe te behemi prej atyre qe fleta e historise te shkruaj edhe per ne mire e jo per ndasi e armiqesi. Allahu na forcofte siç i forcoi ata ne Beder
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 14:24:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015