Sulejmani i Madhërishëm rinis në shtator, ja surprizat në - TopicsExpress



          

Sulejmani i Madhërishëm rinis në shtator, ja surprizat në seritë e reja Personazhet e rinj që do hyjnë në serial, midis tyre edhe aktorë shqiptarë dhe italianë. Mimar Sinani, kush ishte arkitekti shqiptar që u dashurua me vajzën e Sulltanit MUHTESEM YUZYIL Për momentin seriali më i pëlqyer nga shqiptarët “Sulejman i Madhërishëm” është ndërprerë për të rinisur sërish në shtator, me seritë e reja të sezonit të tretë, dhe sezonit të katërt. Do të ketë mjaft surpriza me vijimin e ngjarjeve, por edhe personazhe të rinj, të cilët do të luajnë në sezonet e ardhshme. Siç e keni marrë vesh tashmë, Sulltaneshë Hyrremi, do të luhet nga një aktore tjetër, por nuk do të jetë ky i vetmi ndryshim i vazhdimit të serialit. Ne kemi përgatitur për ju në këtë numër të rubrikës së telenovelave një përmbledhje të ngjarjeve dhe të personazheve të rinj që do të jenë pjesë e serialit më të ndjekur “Sulejman i Madhërishëm”. Ndërkohë në ekranin e “AS” çdo ditë në orën 15:30 do të transmetohen seritë e sezonit të dytë, dhe për të gjithë ata që i kishin humbur kjo do të jetë një mundësi e mirë për ti parë, dhe për të lidhur ngjarjet në shtator, kur të nisin edhe seritë e reja. Aktorja që do të zëvendësojë Hyrremin Vahide Gordum, është aktorja që do të interpretojë Sulltaneshën Hyrrem në sezonin e IV të serialit “Sulejman i Madhërishëm”. Aktorja Meryem Uzerli nuk do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të serialit. Ajo do të mungoj nga sezoni final i serialit për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke, të cilat sqaruan më tej se aktorja është larguar nga Turqia duke u kthyer në vendlindjen e saj, në Gjermani. Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates. Një aktore italiane në serial Në sezonin e 4-ët në serial do të futet gruaja e Princit Selim, Nurbanu Hatun, e cila më pas do të bëhet Sulltaneshë pasi Selimi bëhet sundues i Perandorisë Osmane. Mendohet se ajo mund të ketë qenë ose një fisnike nga Venecia ose spanjolle me origjinë. Nurbanu pati 4 fëmijë me Selimin 3 vajza dhe 1 djalë (Murad III, Esmehan Sultan, Fatma Sultan, Şah Sultan). Muradi III trashëgoi fronin duke u bërë Sulltan për 9 vjet. Kështu Nurbanu udhëhoqi haremin si Valide nga 1574 deri me 1583. Vdiq me 1583 në Stamboll. Thuhet se personazhin e saj do ta realizoje aktorja me origjine italiane Denise Capezza. Luran Ahmet, një shqiptar në Sulejmani i Madhërishëm! Luran Ahmeti ka lindur më 31 korrik 1974 në Shkup, Maqedoni. Shqiptari nga Maqedonia ka korrur një sukses të madh në televizionet turke. Ka marrë pjesë në seriale si “Elveda Rumeli”, “Balkan Düğünü” dhe së fundmi në serialin turk më të ndjekur “Muhtesem Yuzyil”. Ai do të luajë rolin e një pashai, Hysrev Pasha, ndërkohë Sulejmani do që ta martojë me Hatixhenë (motrën e tij), por Hatixheja nuk pranon. Arkitekti shqiptar që u dashurua me vajzën e Sulltanit Një tjetër personazh shqiptar shumë i rëndësishëm në Perandorinë Osmane do të futet në serial, pikërisht Mimar Sinani. Mimar Sinani (i vërtetë) lindi në 1490 dhe vdiq në 1588, ishte një shqiptar me profesion arkitekt. Ai është dizenjuesi i shumë xhamive ku më e rëndësishmja është Xhamia Sulejmanie e ndërtuar me urdhër të Sulltan Sulejmanit. Gjithashtu ka dizenjuar dhe Xhamine e Sulltaneshës Mihrimah dhe thuhet se ka qene i dashuruar me Sulltaneshen Mihrimah. Ndër punimet e tjera numërohen shumë; ndërtoi 84 Xhami, 52 mesxhide, 57 medrese, 7 Spitale, 22 mazoleume, 17 streha për të varfërit, 5 ujësjellësa, 8 ura, 20 hane dhe 48 hamame. Ai do të interpretohet nga aktori i njohur Gürkan Uygun, i njohur në rolin e Memati në serialin “Lugina e Ujqërve”! Gruaja e dytë e pasardhës Mustafait Në serial do të futet një personazh tjetër, Rumeysa Hatun, motra e Gabrielës e cila do të bëhet gruaja e pasardhës Mustafait. Ajo ishte gruaja e tij e dytë, pas Ayse Hatun me të cilën pati një vajzë. Me Rumeysen ai pati 4 fëmijë; 2 vajza (Handan Sultan, Mihrisah Sultan) dhe 2 djem (Sehzade Mehmet, Sehzade Orhan). Dilefruz do të thotë diçka shumë e veçantë kurse Rumeysa do të thotë ylli më i madh. Nga kuptimi i emrave që ai i vuri duket se sa i lidhur ishte ai me Rumeysen. Kivanc Tatlitug, Princ Selimi në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” Aktori i famshëm turk Kivanc Tatlitug i njohur per rolet e suksesshme në serialet ‘Gymysh’, ‘Ezel’ dhe së fundmi në “Kuzey Guney”, do të jetë pjesë e serialit më të ndjekur turk të momentit Sulejmani i Madhërishëm. Ai do të luaj rolin e Princ Selimit në moshë të rritur. Kivanc Tatlitug, ka arritur nënshkrimin e kontrates me ‘TIMS Production’ për sezonin e katërt të serialit që ka arritur një audiencë të konsiderueshme në shumë shtete të Ballkanit, Emirateve të Bashkuara dhe në Europë. Kivanc do jetë prezent me rolin e Princ Selimit gjatë gjithë sezonit të fundit të Sulejmanit të Madhërishëm, personazhi i të cilit do të bëhet edhe Sulltani i Turqisë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta të ndryshme turke, ndërsa xhirimet e sezonit të katërt dhe të fundit do të fillojnë nga muaji shtator, në ‘cast-in’ e të cilit pritet të jenë edhe dy aktorë të tjerë të famshëm.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 19:40:01 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015