Superliga e Juniorëve (U-19) Java XII Prishtina – - TopicsExpress



          

Superliga e Juniorëve (U-19) Java XII Prishtina – Vëllaznimi 4:2 (1:0) Golat: A. Potera 14’, L. Shabani 57’, L. Aliu 74’, V. Lezi 76’ - M. Zeka 71’, Li. Rudi 72’ Shikues: mbi 100 Gjyqtarë: Festim Dogani, Butrint Kuquku, Pashtrik Burniku (Kaçanik) Prishtina: Fatjon Hyseni – Arbër Pira /c/, Albert Stublla (Ardit Simnica), Flamur Dulahu, Valentin Lezi (Fitim Shabani) – Gentrit Humolli (Adhurim Januzi), Lorik Aliu, Amir Xhata (Besart Hamidi), Genc Shabani – Ardian Potera (Gent Krasniqi), Labinot Shabani. Zëvendësues: Shpëtim Pajaziti. Trajner: Suad Keçi. Vëllaznimi: Hikmet Bajrami – Patrik Bushaj, Eros Domi (Blin Mullazenuni), Apollon Misku (Arber Kusari), Lisi Jaka, Arber Komoni (Lindrit Rudi), Bledar Mamusha, Shpat Tabaku /c/, Lorik Rudi, Ardit Vokshi (Driton Mataj), Mevlan Zeka. Trajner: Ekrem Radoniqi Superliga e Juniorëve (U-19) Java XII Prishtina – Vëllaznimi 4:2 (1:0) Golat: A. Potera 14’, L. Shabani 57’, L. Aliu 74’, V. Lezi 76’ - M. Zeka 71’, Li. Rudi 72’ Shikues: mbi 100 Gjyqtarë: Festim Dogani, Butrint Kuquku, Pashtrik Burniku (Kaçanik) Prishtina: Fatjon Hyseni – Arbër Pira /c/, Albert Stublla (Ardit Simnica), Flamur Dulahu, Valentin Lezi (Fitim Shabani) – Gentrit Humolli (Adhurim Januzi), Lorik Aliu, Amir Xhata (Besart Hamidi), Genc Shabani – Ardian Potera (Gent Krasniqi), Labinot Shabani. Zëvendësues: Shpëtim Pajaziti. Trajner: Suad Keçi. Vëllaznimi: Hikmet Bajrami – Patrik Bushaj, Eros Domi (Blin Mullazenuni), Apollon Misku (Arber Kusari), Lisi Jaka, Arber Komoni (Lindrit Rudi), Bledar Mamusha, Shpat Tabaku /c/, Lorik Rudi, Ardit Vokshi (Driton Mataj), Mevlan Zeka. Trajner: Ekrem Radoniqi Rastet dhe golat: Prishtina ka dominuar ndeshjen plotësisht. Ka krijuar një mori rastesh dhe gjuajtjes në drejtim apo pranë portës, ndërsa dy herë kanë huq edhe portën e zbrazët. Siç zakonisht ka ndodhur tek skuadra e re e Prishtinës, në pjesën e parë me vështirësi, edhe pse kontrollon lojën dhe krijon shumë raste, shënon pak. Njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen e sotme. Shënuan vetëm njëherë gjatë 45-minutave të parë, kurse në pjesën e dytë tek pothuajse secila skuadër po hetohet lodhja fizike dhe futbollistët e rinj të Prishtinës po e shfrytëzojnë maksimalisht për mbushjen e rrjetës me gola. Prishtina pothuajse shënoi nga rasti i parë ideal. Aksioni ishte i shkëlqyer. Luhej minuta e 14-të, kapiteni Pira nga thellësia me top direkt gjen Humollin këmbëshpejtë që i ikën mbrojtësit mysafir nga e djathta, futet në zonë dhe për mrekulli gjen në krahun tjetër Poterën e zhdërvjelltë dhe drejton topin në rrjetë – 1:0. Pas katër minutash, pothuajse nga pozita të njëjta, Humolli gjen Poterën, por kësaj here ishte më i mbuluar dhe gjuajtja e tij s’ishte aq e fortë. Pason një dalje e Zekës së mysafirëve para portierit Hyseni, por gjuajtja s’ishte aq e fortë sa të befasoj portierin prishtinas. Ishte ky rasti i vetëm deri atëherë i gjakovarëve, pastaj pasojnë rastet e Humollit i vetëm me portier, por gjuajtje e plogësht, L. Shabani dy tentime të bukura dhe gjuajtja e Poterës me kokë. Por nuk u shënua dhe për pak sa s’ju hakmor kur Vokshi gjuajti nga 18 metra, por portieri Hyseni i vëmendshëm. Në minutën e 35-të, L. Shabani nga e djathta kalon gjithçka, pason në krahun e tjetër e topi shkon te Genc Shabani, por në vend të portës së zbrazët gjuan jashtë, ndërsa mysafirët jë minut para pushimitn provuan edhe njëherë me Komonin nga 18-metra, por jashtë. Pjesa e dytë ishte shumë më efikase. Sëpari provon Humolli me parabolë, portieri Bajrami e nuhat, e pastaj L. Shabani nga soloaksioni i tij nga e djathta pason 2-3 metra para portës, kurse A. Xhata ia del të huq golin e zbrazët dhe të qoj topin mbi kuadrat. Ndërsa, L. Shabani shfrytëzon edhe një depërtim individual dhe me saktësi vendosi topin në rrjetë për 2:0 (57’). Pasojnë edhe dy tentime, njëra nga Humolli e tjetra nga Aliu, të dyja mbi kuadrat dhe pastaj pason ndëshkimi, kur nga kundërzbritja me shpejtësi depërton Mevlan Zeka dhe bukur dërgon topin ndër trupin e portierit Hyseni për rezultatin 2:1 (71’) Para golit të tretë të Prishtinës, një tentim kishte Hamidi, por i saktë portieri dhe L. Shabani asiston bukur te Lorik Aliu i cili i ikën ofsajdit dhe me lehtësi del fitues në përballje me portierin Bajrami (74’). Nuk shkuan as dy minuta kur mbrojtja vendase gaboi rëndë në rivënien e topit në lojë, e shfrytëzon Valentin Lezi i mbetur mbrapa dhe me lehtësi dhe mjeshtëri mposhtë për herë të katërt portierin Bajrami. Por, edhe vendasit sikur u hutuan nga ky gol dhe vetëm një minutë më vonë ia ‘kthyen borxhin’ mysafirëve të cilët nëpërmjet Lindrit Rudit të vetmuar me portierin Hyseni, nuk e pati të vështirë të parabolojë atë. Deri në fund provuan nganjëherë edhe Januzi – jashtë dhe L. Shabani – pret portieri, dhe Rudi kalo edhe portierin Hyseni, por gjuajtjen e tij e ndali në vijë të portës mbrojtësi Dulahu.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 10:51:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015