TE NIHEMI ME QYTETET SHQIPTARE FERIZAJI ! - TopicsExpress



          

TE NIHEMI ME QYTETET SHQIPTARE FERIZAJI ! Ferizaji është qytet në pjesën jugore të Kosovës. Po ashtu Ferizaj është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti i Ferizajt, Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore. Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Ferizajit. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komuNa, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO. Gjate luftes se fundit kunder okupatorit serbe 1998/99 Ferizaji ishte rreshtue per rrethe UCK-se duke luftue per liri e Pavarsi. Sidomos Fshati Jezerce ishte shendrrue ne nje "istikame" te tubimit te luftetarève te lirise.Atje u bene beteja te pergjakshme,ku nihen si EPOPEJA E JEZERCIT.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 19:12:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015