TESTI I ZGJUAR I SOKRATIT Një ditë, kur filozofi i madh i - TopicsExpress



          

TESTI I ZGJUAR I SOKRATIT Një ditë, kur filozofi i madh i Greqisë së lashtë Sokrati po bënte xhiron e tij te Akropoli, u takua me një të njohurin e tij, i cili e njoftoi se kishte dëgjuar diçka shumë të rëndësishme për një nga nxënësit e tij. Sokrati i tha që para se ta dëgjonte të bënin testin e “Filtrit të trefishtë”. "Filtër i trefishtë", pyeti me habi i njohuri i tij. - Po, para se të më thuash çfarë dëgjove për nxënësin tim, do të doja të ulemi për një moment për të filtruar atë që ju doni të thoni. - Filtri i parë është ai i së vërtetës. Pra, je plotësisht i sigurt se ajo që do më thuash është e vërtetë? - E... jo tamam, unë vetëm e dëgjova, por ... -Pra, kështu që nuk e ke idenë nëse ajo që do të më thuash është e vërtetë ose gënjeshtër. - Tani le të provojmë filtrin e dytë, atë të mirësisë. Është diçka e mirë ajo që do të thuash për nxënësin tim? - E mirë? Jo, ndoshta e kundërta... - Pra, vazhdoi Sokrati, do që të më thuash diçka të keqe për nxënësin tim edhe pse nuk je i sigurt që është e vërtetë. I njohuri i tij uli kokën nga turpi dhe sikleti. - Megjithatë, vazhdoi Sokrati, mund ta kalosh ende testin sepse ekziston dhe një filtër i tretë. Filtri i tretë i vlefshmërisë. - Është ajo që do të thuash për nxënësin tim diçka e vlefshme që të më shërbejë mua? - Jo, nuk besoj të jetë... - Pra, meqenëse ajo që do të më thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë dhe as e vlefshme, përse duhet ta dëgjoj? I njohuri i tij u largua i turpëruar, duke marrë me vete një mësim të mirë...
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 12:19:20 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015