TIRANE- Ministri në ikje i dikasterit të Mbrojtjes Arben Imami, - TopicsExpress



          

TIRANE- Ministri në ikje i dikasterit të Mbrojtjes Arben Imami, 2 javë pasi kjo maxhorancë humbi zgjedhjet e 23 qershorit përfshihet në një tjetër skandal me vlerë afro 14 milion euro, (rreth 1.9 miliardë lekë) (Shihni faksimilet me poshte) Këtë herë bëhet fjalë për tenderin e Uniformave të ushtrisë shqiptare, ku me një procedurë të dyshimtë që ka kaluar nga Ministria e Mbrojties tek brigada logjistike z.Imami dhe ministria e tij ka shpallur fitues me procedurë të hapur bashkimin e operatorëve “ALFREDO GRASSI” s.p.a & “D&E” shpk. Nga një vëzhgim i A1Report rezulton se firma shqiptare e shpallur fituese jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me biznesin e uniformave apo paisje ushtarake, por në ekstraktin e saj zyrtar në faqen e QKR-së ka të listuar një aktivitet si: Import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial, gërmime, ndërtime të ndryshme, impiante teknologjike, etj. E ndërsa firma shqiptare D&E me administrator Alba Çaushi e njohur për lidhjet të afërta me Imamin dhe selinë blu, jo vetëm që nuk plotëson kritetret e përcaktuara nga NATO për tendera të tilla, por selia e saj ndodhet në një bar kafe në lundër me adresë Bar-Restorant, Vreshtari Lundër. Kjo firmë është krijuar më 24 maj të 2007-ës dhe fillimisht ka patur si administrator Urim Çollarin, ku më 22 shtator kjo firmë ka kaluar në administrim të Alba Çaushit. Por favorizimi nga Alba Çaushit shkon edhe më tej, ku kjo zonjë ka përfituar dhe një mjedis në brendësi të Spitalit Ushtarak dhe e ka kthyer atë në një aktivitet bar kafe.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 17:12:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015