TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi 40 vjeç ka - TopicsExpress



          

TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi 40 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë. News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi po udhëtonte me automjetin tip ‘‘BENZ’ i zi AA003NH’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe rreth 15-20 metra, ndërsa ka pasur vështirësi në nxjerrjen e trupit. Në vendngjarje kanë shkuar të parët deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha dhe i gjithë grupi parlamentar i PD, gjithashtu edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Policia sqaron se drejtuesi i automjetit, ne kete rast Olldashi ka humbur kontrollin pasi rreshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasoje ka përfunduar në greminë. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire. Deputeti Olldashi baba i 2 femijeve humb jeten tragjikisht duke u aksidentuar ne nje prej rrugeve qe e ka inaguruar ne kohen kur ka qene Minister i Transporteve. Sot ne oren 11, homazhe tek kuvendi, kurse ne oren 14:00 zhvillohet percjellja e trupit drejt baneses se fundit. Agjencia e lajmeve BalkanWeb, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Sokol Olldashit. Ora 02:15-Deputeti i PD, Igli Cara per News24 ka dhene detaje rreth vdekjes se Sokol Olldashit Deputeti Cara rrefen per News24 momentet e fundit me Sokol Olldashin. Ai sqaron se ai dhe shoferi i Olldashit kane qene ne nje lokal se bashku pak caste para aksidentit. Ishte i vetem ne makine, mos aludoni ndryshe, kjo duhet te qartesohet, thekson Cara. Igli Cara sqaron rrethanat e aksidentit të Olldashit Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve . Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thote shoferi qe shefi, Olldashi eshte aksidentuar. Hipem ne makine dhe u nisem, si dhe lajmeruam policine me telefon. Mberritem 30 sekonda para policise. Dyert ishin te kycura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur qe ti jepnim ndihme. Nuk kishte njeri tjeter ne makine, ishte vetem. Nuk mund te aludohet ndryshe, tha Cara.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 02:09:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015