TIRANË- Zyra e Avokatit të Popullit ka shprehur sot shqetësimin - TopicsExpress



          

TIRANË- Zyra e Avokatit të Popullit ka shprehur sot shqetësimin lidhur me problemin e toponimeve, që prek qindra familje dhe fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Avokatit të Popullit, i tërheq vërejtje Ministrisë së Jashtme për mungesë transparence dhe angazhimi, pasi nuk i është përgjigjur shkresërisht, shqetësimit për gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. "Avokati i Popullit ka marrë një sërë ankesash nga qytetarë shqiptarë lidhur me çështjen e pasqyrimit të toponimeve greke në dokumentet zyrtare të shtetasve shqiptarë dhe bazuar në to ka nisur procedurën e hetimit administrativ. Ndjekja konkrete e çështjes nga ana e Avokatit të Popullit ka vazhduar me kërkimin e shpjegimeve nga ana e autoritetit kompetent në vendin tonë, Ministria e Punëve të Jashtme. Megjithatë, konstatojmë se edhe pse janë dërguar 3 shkresa të përsëritura për këtë qëllim, nga ana e këtij institucioni është shfaqur mungesë angazhimi dhe transparence për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për të vijuar me sukses procedurën e hetimit administrativ dhe për nevojën e qytetarëve shqiptarë të prekur, ose jo nga ky problem, për transparencë Avokati i Popullit i kërkon publikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme që në një kohë sa më të shpejtë tu ktheje përgjigje pyetjeve si vijon: 1. Cilat janë shkaqet ligjore që kanë cuar në lindjen dhe bartjen e këtyre problematikave? 2. Cilat janë masat dhe procedurat që po ndiqen aktualisht nga autoritetet shqiptare për shmangien e pengesave në lëvizjen e shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me shtetin grek për shkak të problematikës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat shqiptare? 3. Cilat janë hapat konkrete të ndërmarrë për standartizimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë, bazuar edhe në Udhërrëfyesit e Toponimeve të Grupit te eksperteve të Kombeve të Bashkuara UNGEGN (United Nations Group of Experts on Geographical Names)? 4. A është ngritur tashmë autoriteti shqiptar për standartizimin e përdorimit të emrave gjeografik në dokumentet zyrtare? 5. Cila është fatura financiare e parashikuar për zgjidhjen përfundimtare të problemit", theksoi në deklaratën e saj, Elona Demollari, zëdhënësja e Avokatit të Popullit.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 10:20:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015