Te dashur miq, Une isha vete dje ne Korçe, bashke me kolege te - TopicsExpress



          

Te dashur miq, Une isha vete dje ne Korçe, bashke me kolege te tjere deputete te PD dhe pashe me syte e mi nje sere shkeljesh te Kodit Zgjedhor. Gjithsesi, nuk ia vlen te ndalem ne to. Ajo qe me beri pershtypje, ishte nje dorezim dhe pranim i pergjithshem i fenomenit te blerjes se votes. Te gjithe flisnin per kete si per nje realitet te hidhur por pa shprese per ta perballur. Te gjithe flisnin se si PS po blinte vota, kryesisht tek zonat me komunitet rom dhe egjiptian, por edhe ne zona te tjera. Madje interlokutoret thonin se keto komunitete do te prisnin deri ne oret e fundit te votimit, te shihnin oferten me te mire e pastaj do te dilnin per te votuar. Ne fakt, deri nga ora 15.00 pjesmarrja ishte rreth 20% dhe ne fund u mbyll me 30%. Sapo te dalin rezultatet, do te shoh edhe se si ndryshon pjesmarrja e votimit te ketyre qendrave ku jetojne keto komunitete me mesataren e votimit dhe me zonat tradicionale te qytetit. Nese keto ndryshojne dukshem, kjo eshte nje indicie e forte per vertetesine e ketyre taktikave kriminale. Fiks Fare ka publikuar nje video ku studentet paguheshin 2000 leke per voten e tyre. Ky nuk eshte skandal, kjo eshte veper penale. Dikush mund te thote se nuk ndikojne disa vete ne nje rezultat me 10 mije vota diference. Nese eshte keshtu, pra nuk kishte nevoje Edi Rama dhe kandidati Filo Peleshi te blinin vota, pse ne zyrat e PS ishte ngritur nje skeme blerje vote. Por nese e ngre kete skeme, siç e provoi Fiks Fare, nuk te ben pune per disa dhjetera vota, por te duhen disa qindra apo disa mijera. Ne fakt blerja e nje vote te vetme eshte krim. Disa mijera vota te blera jane disa mijera krime. Nese Fiksi e beri kete, dmth qe e dinte si gjithe te tjeret kete sekret te madh publik, sa kriminal edhe te turpshem. Po nese e dinte Fiksi, po policia e Sajmir Fushese a e dinte? A e ka dokumentuar kete krim qe ndodhte dje ne te gjithe Korçen? Ky krim eshte me i tmerrshem se ai i lojrave te fatit me te cilin po perpiqet Edi Rama te trembe shqiptaret. Sepse rrenon themelin e demokracise, voten e lire dhe sekrete. Po nuk e ndalem sot kete te keqe, ti harrojme zgjedhjet demokratike dhe qeveritaret me bllok do na behen subjekt jo me i Fiksit, por i dokumentareve ilustrues per Shqiperine. Pyetja e fundit: a do te filloje Prokuroria menjehere hetimet per sa denoncoi media? Nese po, a do ndalet vetem tek personat e asaj zyre te PS apo do ngjitet neper fillin qe te con te Filo, Peleshi dhe Rama? Se keta jo thjesht e kane ditur, por jane organizatoret e kesaj skeme kriminale.
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 21:26:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015