Terrorizoi fshatin duke bredhur me armë në dorë dhe duke - TopicsExpress



          

Terrorizoi fshatin duke bredhur me armë në dorë dhe duke bërtitur. Por, në momentin që ka parë disa lopë që i janë futur në tokën e tij, ka hapur zjarr dhe ka vrarë njërën prej tyre Të alarmuar nga kjo situatë banorët janë detyruar të njoftojnë policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Personi është identifikuar si Paulin Lepri, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baz të rrethit të Matit. Mësohet se 44-vjeçari ka dalë fillimisht nga banesa me armë në dorë dhe kishte filluar të bërtiste. Sapo ka parë lopët që iu futën në tokë, ai ka qëlluar në drejtim të njërës prej tyre. Paulin Lepri është i divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe jetonte vetë. Ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se 44-vjeçari vuan nga çrregullime mendore dhe pas divorcit është kthyer në fshatin lindjes. Duke mos qenë aspak i përgjegjshëm ai përbën rrezikshmëri për banorët. Pasi ka vrarë lopën, 44-vjeçari është larguar me vrap, ndërsa policia ka nisur kërkimet.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 11:53:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015