Thjesht histori…. Kokën mbështete në gjirin tim, Kërkon - TopicsExpress



          

Thjesht histori…. Kokën mbështete në gjirin tim, Kërkon një puthje,për t’fundit herë, Ah, ata sy, ai veshtrim, Do ti harroj vallë ndonjëherë?... Më kujtohet, bënte nxehtë, Një heshtje e ftohtë, si thik e mprehtë, Një “mos” që fortë shumë u dëgjua,... Dhe unë pa zë të thash, të dua…..! S’dëgjoja më, as zërin tim, As trupin tim, dot s’komandoja Gabimi ndodh dhe pa qëllim, Por cdo gabim ka dhe pasoja! Megjithatë unë thjesht po shkruaj, Doja të t’thoja, që prap të dua, Nuk ka rëndësi dhe nëse vuaj, Dhe pse je larg, je prap tek mua. Je këtu në heshtjen time, Fshehur pas shkronjave unë të shikoj, Je një roman në mendjen time, Që kur e dua e shfletoj….! Një histori e përfunduar, Me fundin shkruar në fillim, Vërtet mbaroi pa mirë filluar Por shpirtin la në mallëngjim.! Bledo L.Ylli
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 07:05:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015