Ti nuk erdhe ( Refik Durbas) Vjeshta erdhi herët, ti - TopicsExpress



          

Ti nuk erdhe ( Refik Durbas) Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe, Do të vije, une do të lija cigaren, Në vend të pullave të nikotinës, Do më rridhte në vena shiu Dhe vetëvrasja e plakjes, Dhe vera e kaluar e rinisë… Fëmijët do të luanin kukafshehti me shiun, Do të zbukuronin rrugët me të qeshura, Një harabel me flatra argjendi Do të bëhej loja e fëmijëve… Dhe unë do të isha balona e harabelave. Gjiri yt i kthjellët si ylberi Do të rrethonte netët e mia, Në ballë do ta puthja errësirën Ulërimën tënde më të gjatë se e gjata Në qerpikët e zinj ngecur Frikën dhe aromën tënde… Ah! Zjarri i prekjes tënde Si uji që ka ngrirë në acar, Dëshira për t’u bërë jorgani yt, Digje majën e flokut më të hollë Me buzët e puthjes, prekjes, nuhatjes, Do të të puthja… Me krahët e erës do të përqafoja Trupin tënd që i rri i vogël trupit tim… Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herët Hija ime nga pragu i dritareve I ra pas dashurisë tënde të zezë… Dhe zemra i ra pas trishtimit, dëshpërimit... Tani pres të kthehesh Siç më ka marrë malli të ikësh… Që të më ushqesh Me pasionin e dashurisë tënde në errësirë Të më mbytësh me uraganin tënd të zi Të më harrosh në errësirën tënde të zezë. Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 11:32:57 +0000

Trending Topics



oying! Due to internal movement were looking
Malachi 3:6-17(NIV) Breaking Covenant by Withholding Tithes “I

Recently Viewed Topics




© 2015