Tifozat Kuq e Zi: Jemi edhe në Islandë – Shqipëria - TopicsExpress



          

Tifozat Kuq e Zi: Jemi edhe në Islandë – Shqipëria asnjëherë në këto eliminatore nuk e ka vuajtur mungesën e tifozerisë në transfertë, kështu pritet të ndodhë edhe të martën mbrëma kur do të udhëtojnë për në Rejkjavik një numër simbolik (në krahasim me transfertat e tjera). Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi për Suedi, Salih Shala i ka thënë portalit Asport.info se rreth 60 bileta tashmë i ka rezervuar ai për tifozët që pritet të udhëtojnë në mënyrë të organizuar kryesisht nga shtetet skandinave. “Jemi rreth 60 persona që do të udhëtojmë, shumica dërmuese nga Skandinavia, udhëtimin do ta bëjmë me aeroplan. Pjesa e parë nisen sot (e hënë) dhe pjesa tjetër e tifozëve do të nisen të martën në mëngjes” ka thënë Salihu. Ai ka sqaruar se dje në mesdite janë kthyer nga Sllovenia dhe menjëherë do të nisemi për në Islandë. “Nuk ka pushim, do të nisemi për Islandë atje ku Kombëtarja ka nevojë për ne. Lodhja është e madhe pasi ne Slloveni ikëm me makina, por ne nuk ndalemi pavarësisht që jemi në një numër më të vogël” thote ai. Bileta në tribunën shqiptare kushton 20 euro plus disa taksa që është dashur ti paguajnë tifozët shqiptarë, që sillet diku rreth 23 euro. Ndryshe mësohet se në shkallët e stadiumit “Laugardalsvollur” i cili ka kapacitet prej 15 mijë vendesh pritet të jenë rreth 200 tifozë shqiptarë që do të përcjellin nga afër skuadrën e De Biazit në sfidën “finale” të eliminatoreve për Brazilin 2014.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 10:20:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015