Tirana, tifozët në protestë Disa dhjetëra tifozë të - TopicsExpress



          

Tirana, tifozët në protestë Disa dhjetëra tifozë të grupimit “Tirona Fanatics” kanë protestuar në mënyrë paqësore para Bashkisë së Tiranës duke fajësuar drejtuesit e këtij institucioni për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet aktualisht skuadra e Tiranës. Tifozët e këtij grupimi kanë mbajtur në duar pankarta ku dukej qartë që i gjithë zemërimi i tyre i adresohej Bashkisë së Tiranës, që për momentin ka në zotërim 100% të aksioneve të klubit të futbollit. Në deklaratën për shtyp “Tirona Fanatics” thekson se nga klubi me më shumë tituj në Shqipëri, Tirana është shndërruar në “vatër vegjetuesish” dhe përfituesish interesash personale që sipas tyre nuk kanë asnjë lidhje me “Tironën e modhe”. Madje ata i kanë kujtuar kryebashkiakut Basha të kthejë në realitet premtimet që dha gjatë fushatës së dy viteve më parë për skuadrën e Tiranës. “Tirona Fanatics” ka kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës dhe funksionimin e duhur të klubit të futbollit. Burimi : Top-Channel
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 21:02:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015