Tiranë, tension tek tregu “Dinamo”, Policia Bashkiake - TopicsExpress



          

Tiranë, tension tek tregu “Dinamo”, Policia Bashkiake përplaset sërish me tregtarët TIRANE - Tregtarët në uzinën “Dinamo” në kryeqytet janë përplasur sot me Policinë Bashkiake, e cila ka ndërhyrë për prishjen e një konstruksioni metalik brenda këtij tregu, i konsideruar si i paligjshëm nga ana e Bashkisë. Tregtarët kundërshtojnë prishjen e objektit, duke pretenduar se investimet e bëra në këtë treg janë të ligjshme. “S’i hyhet në Europë, duke na nxjerrë ne dhe të na hedhin në rrugë. Ne jemi me leje me licenca , jemi tregtarë të rregullt të këtij tregu. Kur ishin votimet thanë bëjeni, pastaj thonë është pa leje. Vetë thonë bëjeni, thonë hiqeni nuk merret vesh.”- shprehet një tregtare. Nga ana tjetër, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha deklaroi se tregtarët kanë kryer ndërtime në mënyrë të paligjshme, me prendimimin se po riparojnë strukturën e objektit. Zoti Hoxha u shpreh i vendosur se policia bashkiake do të ndërhyjë sot për prishjen e këtij konstruksioni. “Po ndërhyjmë për të bllokuar këtë ndërtim të paligjshëm. Kemi hasur në rezistencë, kemi kërkuar ndihmën e policisë së shtetit, e cila është e distancuar dhe nuk po na përkrah. Për bërjen e këtyre punimeve, asnjë prej këtyre tregtarëve nuk ka bërë aplikimin për leje. Këtë duhet ta bëjnë drejtuesit e tregut, askush nuk e ka bërë. Kanë marrë një rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë për riparimin e kësaj strukture, por tregtarët nuk po e riparojnë, por kanë shtuar volumin”- deklaroi Hoxha. Situata është tensionuar së tepërmi, kur policia bashkiake ka nisur punën për prishjen e konstruksionit metalik, ndërsa tregtarët kanë ndërhyrë duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Kjo nuk është hera e parë që Policia Bashkiake përplaset me tregtarët e këtij tregu. Pak javë më parë Bashkia vendosi zhvendosjen e këtij tregu në hyrje të autostradës, për mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Por tregtarët e kundërshtuan këtë vendim, duke bllokuar rrugën kryesore në afërsi të tregut.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 12:47:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015