Topi i Artë, Barcelona dominuese në listën e parë FIFA nisi - TopicsExpress



          

Topi i Artë, Barcelona dominuese në listën e parë FIFA nisi punën për listën e kandidatëve për Topin e Artë. Komiteti i Futbollit, i cili drejtohet nga presidenti i UEFA-s, Platini, dhe ku bën pjesë edhe presidenti i Realit, Perez, u mblodh në Zyrih për listën e parë me shumë emra. Ashtu si çdo vit, Topi i Artë do të jepet në një ceremoni madhështore gala më 13 Janar, por deri atëherë ka një rrugë të gjatë me procedura për t’u ndjekur. Më datë 29 të këtij muaji, numri i kandidatëve për çmimin më prestigjioz për futbollistë do të reduktohet në 23, ndërsa më 2 Dhjetor do të përzgjidhen 3 finalistët. Burime nga mbledhja në Zyrih, edhe pse jozyrtarisht bënë të ditur disa prej emrave pretendentë për Topin e Artë. Barcelona dominon me Messin, Neymar, Iniestan, Busquets, Fabregas, Pique, Mascherano dhe Dani Alves, ndërkohë që një anëtar i Komitetit tha se nga blaugranat, kandidatë janë edhe Xavi e Jordi Alba. Nga Real Madrid pa dyshim që në garë është Cristiano Ronaldo, por edhe Sergio Ramos, si dhe ish shoku i tyre i skuadrës, Mesut Ozil, i cili aktualisht luan për Arsenalin. Nga kampionati gjerman, identifikohen Robben dhe Ribery nga Bayerni i Mynihut dhe Lewandowski nga Borussia Dortmund. Ndryshe nga edicionet e kaluara vihet re një rënie e lojtarëve afrikanë, ndonëse nuk mungojnë Drogba i Galatasaray dhe Yaya Toure i Manchester City. Në listën për çmimin e trajnerit më të mirë, kampioni në fuqi Vicente Del Bosque është në Top 10 bashkë me Heynckes, i cili udhëhoqi Bayernin drejt 3 trofeve sezonin e kaluar. Më e komplikuar paraqitet situata për dy finalistët e shkuar, Mourinho dhe Guardiola dhe sidomos për teknikun spanjoll, për shkak të pushimit pas largimit nga Barcelona.
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 17:57:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015