Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se skuadra e tij - TopicsExpress



          

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë, ani pse madrilenët janë duke insistuar vazhdimisht për transferimin e mesfushorit uellsian të Tottenhamit, Gareth Bale. Ancelotti kishte konfirmuar më herët këtë muaj se Reali është në bisedime për transferimin e Balet. Mirëpo, nuk ka ndodhur transferimi, ani pse Reali ka ofruar mbi 100 milionë euro për uellsianin 24-vjeçar. Ancelotti përkundër kësaj është i lumtur me fondin e lojtarëve që ka. "Jam shumë i lumtur me skuadrën. Ne nuk kemi nevojë për lojtarë tjerë të rinj", ka thënë Ancelotti përcjellin mediumet spanjolle të shtunën. "Me rëndësi është të krijohet një stil i lojës që është komod për lojtarët e mi. Objektivi ynë nuk është që vetëm të fitojmë, por të luajmë edhe futboll të bukur ofensiv", ka shtuar strategu italian, që drejtimin e Realit e mori këtë verë, pasi u largua nga Paris Saint-Germaini. Por, nëse do të vinte Bale, Ancelotti thotë se do ta mirëpriste. "Lojtarët e mëdhenj gjithmonë janë të mirëseardhur te skuadra jonë", ka thënë Ancelotti. Reali gjatë verës ka shpenzuar 72.5 milionë euro duke transferuar lojtarët si Asier Illarramendi (30 milionë euro nga Real Sociedad), Isco (30 milionë euro nga Malaga), Daniel Carvajal (6.5 milionë euro nga Leverkuseni) e Casemiro (6 milionë euro nga Sao Paulo). Ndërkohë skuadra ka përfituar 64.5 milionë euro nga shitja e lojtarëve si Gonzalo Higuian (37 milionë euro te Napoli), Raul Albiol (12 milionë euro te Napoli), Jose Callejon (9.5 milionë euro te Napoli) e Pedro Leon (6 milionë euro te Getafe). Po ashtu është larguar pa dëmshpërblim qendërmbrojtësi protugez Ricardo Carvalho, i cili i është bashkuar Monacos. Nga Reali ka kërkuar të largohet edhe mbrojtësi i majtë portugez Fabio Coentrao. #Fejsal
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 12:22:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015