Tregti e palejuar me kafshë Koshtovë, 10 korrik Mbrëmë - TopicsExpress



          

Tregti e palejuar me kafshë Koshtovë, 10 korrik Mbrëmë Policia në rajonin e Mitrovicës gjatë një kontrolli rutinor të mjeteve motorike në magjistralen e Ibrit, përkatsisht rrugën Zubin Potok - Mitrovicë në fshatin Koshtovë kanë ndaluar një mjet ku transportoheshin pa dokumente disa kafshë. është konfirmuar se policia ka ndaluar kamionin me targa civile të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar i cili transportonte trembëdhjetë dema, ku njëmbëdhjetë prej tyre kanë pasur të vendosur vathë të Serbisë, ndërsa dy dema kanë qenë pa vathë. Është njoftuar inspektori i AVUK-ut të cilët me urdhër të prokurorit kanë konfiskuar dy demat dhe janë dërguar në karantinë në Drenas. Nuk jepen detaje tjera rreth këtij ratsi ndërkohë që ai është në procedurë për hetim të metutjeshëm si tregti e ndaluar. mitrovicatoppress
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 11:54:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015