Të dashur miq, Me 1 Dhjetor përmbyllëm një proces zgjedhor, - TopicsExpress



          

Të dashur miq, Me 1 Dhjetor përmbyllëm një proces zgjedhor, në të cilin Lidhja Demokratike doli fituese në komuna të mëdha në gjithë Kosovën. Rritëm votën për asambleistë dhe për kryetarë të komunave dhe u renditëm të parët, nëse nuk merren narasysh koalicionet që partite e tjera i lidhën me pakicat. Kësaj radhe nuk arritëm ta fitojmë vendin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, fituam rreth 49% të votave për kryetar dhe jemi partia më e madhe në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, prandaj Prishtinën e fituam pjesërisht, edhe pse në raundin e dytë doli se të gjithë ishin bashk kundër meje dhe LDK-së. Por, kësaj radhe u zhvillua një fushatë e paparë ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mij. U përdorën fjalët më të rënda dhe cilësimet më të ulëta. Dy ditë e fundit para votimit disa media plasuan materiale të cilat kishin për qëllim denigrimin e personalitetit tim. Gjatë gjithë fushatës, ata që nuk gjenin menyra tjera, e ftuan edhe te vdekurin Rrahman Morina të vij e t’u dal në ndihmë. E thirrën edhe ish regjimin komunist që pas 25 vjete të zhdukjes së tij të vij e t’i shpëtojë. E thirrën Putinin e s’di se kend nuk e thirrën. U shërbyen me xhirime të fshehta që na përkujtojnë kohë të rënda dhe të dëshiruara që ti harrojmë të ish sistemit. Unë nuk u përgjigja ndaj ofendimeve të tilla dhe ndaj dënesjeve të kundërshtarëve të mij nga politika dhe nga disa media të caktuara. Sot u them se unë jam larguar nga Kosova më 15 Shtator të vitit 1990, ndërsa më 19 Shator të atij viti më është lëshuar fletarresti për vepër të cënimit të integritetit territorial të ish Jugosllavisë, e dënueshme deri në 20 vjet burg, dhe nga ajo kohë kam qëndruar 9 vite në ekzil duke punuar për Kosovën, i ndarë nga familja, por nuk kam kërkuar kurr azil politik, sepse gjithnjë më ka mbajtur shpresa të kthehem në Kosovë. Prandaj edhe Rrahmanin, edhe komunizmin edhe Putinin ua lë për kumbarë atyre që kanë dëshirë t’i thrrasin në ndihmë, kur nuk gjejnë argument të tjera për të këmbyer me mua. Ata që ndihmuan kundërkandidatin tim për të fituar duke u shërbyer me metoda të tilla duhet ta dijnë se ato janë kurthë e së ardhmes së tyre. Sot nuk ka filluar kjo botë dhe nuk mbaron, jeta është e gjatë e LDK sot është më e fortë se kurrdoherë më parë. Por, uroj që nga këto zgjedhje të fitoj qytetari në çdo pjesë të Kosovës. Isa Mustafa
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 20:13:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015