Të famshmit: Çfarë bënin kur qenë vetëm 25 vjeç? Disa - TopicsExpress



          

Të famshmit: Çfarë bënin kur qenë vetëm 25 vjeç? Disa njerëz, që sot janë miliarderë, patën një frymëzim në moshë të re, në një kohë që nuk ishte më e mira. Ja disa histori mbresëlënëse të të pasurve të kohës sonë. Disa njerëz e dinë se çfarë duan të bëjnë që në moshë të re dhe përqendrohen për ta realizuar pa pushim. Të tjerë ndryshojnë drejtim, nisin një karrierë të re apo kërkojnë vazhdimisht diçka që me të vërtetë funksionon. Mark Cuban Miliarderi Mark Cuban ishte një varfanjak kur filloi. Ai shkroi në librin e vet se kur shkoi në Dallas, flinte në dysheme bashkë me gjashtë djem të tjerë në një apartament me tri dhoma. Si një kujtesë se rruga drejt suksesit nuk është gjithmonë e pandërprerë, ne po veçojmë atë se çfarë po bënin Richard Branson, Martha Stewart dhe të tjerë njerëz të suksesshëm në moshën 25-vjeçare. Martha Stewart Martha Stewart ishte një ndërmjetëse burse në moshë të re. Para se emri i saj të bëhej i njohur në çdo familje amerikane, ajo punoi në Uoll Strit për pesë vjet, duke ndërmjetësuar mes kompanive që dëshironin të shisnin aksione dhe investitorëve potencialë. “Në atë kohë kishte shumë pak gra në bursë dhe njerëzit mendonin se kjo situatë nuk do të ndryshonte kurrë. Por unë nuk e pashë kurrë veten të disavantazhuar dhe besoj se mora shkollë të mirë duke qenë ndërmjetëse në bursë.” Më 1972-shin, Stewart e la bursën për të bërë punën e nënës që rri në shtëpi. Një vit më vonë nisi biznesin e shpërndarjes së ushqimeve të gatshme, gjë që e bëri miliardere. Ajo sot zotëron një perandori gastronomike në SHBA dhe është një yll kinemaje. Mark Cuban, në moshën 25-vjeçare ishte një banakier në Dallas. Ai qe diplomuar nga Universiteti i Indianës dhe ishte zhvendosur në Dallas. Filloi si banakier, pastaj kaloi si ekspert shitjesh për një kompani programesh kompjuterike. Ai u pushua nga puna pasi ishte më i interesuar të shkonte të mbyllte një kontratë sesa të hapte rregullisht dyqanin në mëngjes. Kjo gjë e frymëzoi të krijonte biznesin e tij të parë, “MicroSolutions”. “Në Dallas flija në dysheme në një shtëpi me gjashtë shokë dhe vetëm tri dhoma”, shkruan Cuban. Ai fle sot mbi një pasuri prej 3.2 miliardë dollarësh. Lloyd Blankfein Lloyd Blankfein ishte një avokat i palumtur. Ai nuk ndoqi rrugën e zakonshme drejt botës së financës. Filloi punë si avokat dhe mori diplomë nga Harvardi në moshën 24-vjeçare. “Unë isha një provincial i llojit më të rëndomtë”, i tha ai një gazetari. Në atë kohë pinte shumë duhan dhe me raste luante bixhoz. Në moshën 27-vjeçare vendosi të ndryshojë profesion, duke i hyrë botës së financës. Ai drejton sot bankën “Goldman Sachs”. Ralph Lauren Ralph Lauren ishte një asistent shitjesh kur qe i ri. Pati shërbyer në ushtri deri në moshën 24-vjeçare. Në moshën 26-vjeçare vendosi të dizajnojë një kravatë të përshtatshme për të gjithë Europën. Një vit më vonë, krijoi markën “Polo”. JK Rowling Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling, e krijoi idenë për serialin e librave për fëmijë ndërsa udhëtonte me tren. Më 1990-n, ajo ishte 25 vjeçe kur i erdhi kjo ide. Filloi ta shkruajë librin e saj atë mbrëmje, por iu deshën shumë vite që ta përfundonte. Ndërsa punonte si sekretare në zyrën e “Amnesty International” në Londër, ajo u pushua nga puna, sepse ëndërronte me tepri gjatë ditës mbi Harry Potter, por pushimi nga puna dhe pagesa e papunësisë e ndihmoi atë të shkruajë më shpejt. Gjatë këtyre viteve, u martua, pati një vajzë, u divorcua dhe u diagnostifikua me depresion klinik para se të përfundonte librin më 1995-n. Libri u botua më 1997-n. Warren Buffett Miliarderi Warren Buffett po punonte në moshë të re si një shitës në Omaha. Më vonë ai lëvizi në Nju Jork, ku u bë analist për titujt e bursave në moshën 26-vjeçare. Atë vit krijoi edhe kompaninë e tij, e cila do të punonte për të menaxhuar pasurinë e të tjerëve. Ai ishte njeriu më i pasur i botës më 2008-n. Mark Zuckenberg Mark Zuckenberg ndoshta ishte më i suksesshmi nga të gjithë. Në moshën 25-vjeçare (viti 2009), krijesa e tij, “Facebook”, shënoi 300 milionë përdorues dhe për herë të parë në shumë vite, realizoi fitime. Një vit më vonë u shpall “Njeriu i vitit” nga revista “Time”.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 20:40:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015