Të mjerët politikan me këtë popull budalla Gjatë kësaj vere - TopicsExpress



          

Të mjerët politikan me këtë popull budalla Gjatë kësaj vere pata fatin të vizitoj vendlindjen dhe me sytë e mi e pash se sa shumë vuajn politikanët tanë në duart e popullit. Politikanët tanë vuajn aq shum sa që kanë ra në korrupsjon, më falni depresjon. Vuajtjet e politikanve në duar të popullit janë të shumta por dua të veçoj disa prej tyre. Deri sa po mbaheshin zgjedhjet presidenciale ne Mal të Zi presideti Vujanoviq erdhi me nje mal oferta ne Ostros të Krajës. Presideti u ofroj kranjanve që të ndërtoj rrugën dhe ta bëjë atë me standarde europjane por edhe kësaj here oferta e tijë u refuza nga populli me preteks se rruga e re do ti kushtojë shumë buxhetit të shtetit do të shtoj trafikun dhe do të ringjallte ekonomin lokale. Po sipas popullit këto para është më mirë te perfundojn ne xhepat e politikanve se sa të shpenzohen pë një rrug që do ti jepte Krajës prospektive për të ardhmen. Poashtu i gjori president propozoj qe te ndertohet ujsjellsi per tërë krajen por prapë propozimi i tijë hasi në opozitë të fortë nga populli. Si kurr më parë këmngulja e presidentit ishte heroike megjithë ate populli doli fitimtar dhe arriti ta ndaloj këtë projekt. Ne plan ishte edhe instalimi i sistemit ndriçues por populli këte e kishte kundershtuar rrepsisht. Edhe pse nuk pati një sqarim zyrtar nga presidenca se perse ishte refuzuar kjo ofertë nga qarqe diplomatike Zëri i Krajës mëson se ky projekt është premtuar qe më 1993. Siç duket populli nuk ka dëshiruar që këtë projekt te filloj nga fillimi sepse tash më kan kaluar 20 vite dhe kan mbetur vetem edhe 80 vite për tu jetsuar. I gjori president kishte propozuar edhe hapjen e pikës kufitare në Skje por njëri nga protozhet e tijë tha se ne e shohim Shkodren nga shpija dhe nuk kemi nevojë të shkojmë e ta shohim atje. Presidenti kishte propozuar perdorimin e gjuhës shqipe edhe në Tivar por pasi që kishte vezhguar se sa mirë e flitnin nashken politikane lokal që e percillnin me keqardhje të madhe e kishte terequr kete propozim. Disa politikan lokal që ishin perkrah presidentit ishin shum të dëshpruar nga refuzimi i gjith këtyre të mirave që kishte sjell presidenti. Ata kishin punuar shum dhe kishin shpenzuar kohë dhe energji të madhe duke lobuar në Podgoricë për këta projekte dhe refuzimi nga populli i demoralizoj ata pa masë. Siç flitej disa prej tyre e kishin kërcenuar popullin se nese populli nuk i pranon ofertat e Filipt ata do të largoheshin nga politka dhe mbase edhe do të bënin vetvrasje. Populli kokë fortë nuk ju nenshtrua kërcenimeve të politikanve por vazhduan traditën e refuzimit të të mirave që ky shtet u ka propozuar me dekada. Të them të drejten unë kam qenë kundershtarë i fortë i politikanve por sjelljet e fundit të popullit më kanë bëre që të ndrroj kursin dhe të jem në anën e tyre. Po si ka mundësi o popull që mos ta çani kokën aspak për këto politikan qe e flijuna veten e tyre për të sherbyer ty. Po a e dini ju more popull i poshtër se sa vuajn politikanet e gjorë kur parat që ju refuzoni mbesin në duart e tyre. A e dini ju që i keni berë politikanet tanë të blejn shtëpija e apartmente jasht Krajës se ato nuk mundin ti kanë para syve se i kap depresjoni kur u shkonë ndermend që janë blerë me para që ju refuzuat more maskarenj. Si nuk u shkon ndermend se sa luftën e kan bëre këta politikan për hapjen e vendeve të punës e ti nuk pranon me punu po i bën fmijët dhe të afermit e politikanve te punojnë për ty more popull i pa shpirtë. Deri kurë duhet të ju pini gjakun politikanve të gjorë duke i votuar ne pozita shtetrore ? Po edhe kta njerz si unë e ti janë more popull gjak pirës. Po si nuk të shkojë njëherë ndermend te jesh ne vend te politikanve dhe ta shohesh se sa e turpshme eshte te pasurohesh me djersë te dikuj tjeter sa e veshtirë eshte të votoj dikush kunder vullnetit te vet, sa e veshtirë eshte te mbash nga 2-3 punë e ti rri gjithë ditën nën hije more popull i pa ftyrë. Me fal o popull se ndoshta e teprova po ju lutem aman të keni pak mëshirë për eliten tonë politike. Edhe ata duan të jenë si të tjeret prandaj keni kujdes e mos refuzoni të mirat e tyre se tash vjen dita që të keni nostalgji për ta ashtu si për Titon e Enverin. HK New York, 2013
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 00:35:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015