Të nderuar miq, Si rrjedhojë e jehonës së publikimeve të - TopicsExpress



          

Të nderuar miq, Si rrjedhojë e jehonës së publikimeve të Shoqatës së tifozëve ‘Ballistët’ nëpër rrjetet sociale dhe mediat tjera, poashtu edhe interesit të theksuar të qytetarëve, lidhur me kërkesën për marrjen në menaxhim të Klubit të Futbollit “Shkëndija”, nga z. Lazim Destani, respektivisht kompania Ecolog, ju njoftojmë si në vijim: Kompania Ecolog dhe Z. Lazim Destani edhe njëherë shprehin respektin ndaj rinisë tetovare dhe tifozëve të Shkëndijës që me kërkesën e tyre po tregojnë besimin e palëkundur ndaj nesh. Siç është njoftuar opinioni, kërkesa e parashtruar për pagesën e kuotizimit u shqyrtua në mënyrë të përshpejtuar, dhe për hir të situatës kritike të KF Shkëndija ndërmorëm masa të menjëhershme për ta ndihmuar klubin ta tejkalojë pengesën administrative në FFM për ruajtjen e statusit në ligën e parë. Ashtu siç është shprehur nga fillimi, Kompania Ecolog dhe Z. Lazim Destani nuk ka qëllime për tu involvuar në mënyrë direkte në sipërmarrje sportive. Por për hir të historikut të KF Shkëndija dhe duke vlerësuar lart incicativën e kërkesën këmbëngulse të ‚Ballistëve‘ , tifozëve dhe të gjithë atyre që po përpiqen ta rimëkëmbin klubin, ne shprehëm gatishmërinë të shqyrtojmë edhe kërkesën për marrjen e klubit në menaxhim me qëllimin e sinqert për të ndihmuar KF ‘Shkëndija’. Prandaj enkas për këtë rast është angazhuar një grup pune që merret me analizën e gjendjes së klubit dhe shqyrtimit të të gjitha mundësive për zgjidhje. Rinia nëpërgjithësi, e në veçanti tifozët në krye me ‘Ballistët’ e presin përgjigjen me padurim, për çka kemi shumë mirëkuptim, --por, natyrisht kjo është punë që kërkon kohë të konsiderueshme dhe nuk bëhet dot me nxitim. Grupi i punës punon intensivisht, dhe përgjigjja e Ecolog-ut dhe Z. Lazim Destani, do të komunikohet në opinion sapo të arrihen konkluzionet. Ecolog, Maqedoni
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 15:56:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015