Të ndërthurësh dashurinë posesive me zemërimin bujar, siç - TopicsExpress



          

Të ndërthurësh dashurinë posesive me zemërimin bujar, siç bën Zizek, është interesante. Por ne duhet të kuptojmë se dashuria dhe bujaria janë vlera; ato janë të lindura dhe të bëra. Të lindura sepse edhe protoni me neutronin “dashurohen” ndaj janë bashkë dhe bazë e materies (sigurisht, këtu është një element tjetër që i mban bashkë që s’po e citoj). Të bëra sepse edhe ato varen nga shoqëria: në një shoqëri kapitaliste, ku ekonomia buron nga njeriu, dhe jo nga rendi natyral i saj, të dyja vlerat reduktohen. Sigurisht, ato janë aty, brenda nesh, por kur të gjithë dominohen nga vlerat e shoqërisë, që janë konsumerizmi dhe individualizmi ekstrem, çfarë mund të prisim? Dhe dashuria dhe bujaria ndikohen vendimtarisht edhe nga pasiguria lidhur me jetën: sa më e madhe të jetë ajo, le të themi në botën ekonomike, aq më të pasigurtë do të jenë njerëzit në shpenzimet e tyre. Ata, ose do t’i reduktojnë ato, sepse presin një situatë më të lirë, ose do t’i shtojnë ato, sepse presin një situtatë të vështrirë, le të themi luftë, ku duhen ushqime etj. Kështu pasuguria ndikon në dy drejtime dhe nuk përbën aspak kriter parashikimi, siç bën Krugman etj. Kështu, qoftë dashuria, qoftë bujaria, varen nga vlerat që promovon një shoqëri. Në kapitalizëm, siç dihet, të vetmet vlera që përsëriten nga shkollat, univeristetet dhe massmedia janë konkurrenca, individualizmi dhe konsumerizmi. Dhe kjo, sepse nga këto vlera sigurohet përfitimi. Nga dashuria s’del gjë; as nga bujaria; dhe as nga nderi. Kush ka dëgjuar se në treg shitet nder? Sepse nëse dikush fillon dhe bëhet bujar, në sektrorin ku ai shet, meqënse pjesa më e madhe e njerëzve shet, ai shumë shpejt do të kapitullojë. Shkurt: të gjitha vlerat njerëzore dominohen nga vlerat e tregut dhe ato s’kanë asnjë shanc që të zhvillohen. Këtu s’bëhet fjalë për komunizëm —ku të gjithë dhurojnë— dhe kapitalizëm —ku të gjithë shkëmbejnë— por për vlera njerëzore që janë atje, dhe vlera kapitaliste që domiojnë vlerat njerëzore. Sepse vlerat njerëzore spikasin vetëm në shoqëritë komunitare ku tregu s’ekziston ose ekziston por nuk përcakton sjelljen dhe vlerat njerëzore. Dhe kjo është arsyeja që ne propozojmë një treg artificial. Aksioma marksiste, në anën tjetër, që është, “secili sipas aftësive, secilit sipas nevojave”, duhet të përmbyset, nëse e aplikojmë në një shoqëri komunitare, “në mbulim i nevojave” së pari, sepse aftësitë varen nga zhvillimi i vlerave komunitare, sepse janë vlerat që zhvillojnë aftësinë tërësore të njeriut... opolitike.org/studime/slavoj-zizek-kujt-i-hyn-ne-pune-bamiresia-e-kapitalisteve/
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 19:24:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015