UNIVERSITETI I AKREDITUAR “VITRINA” I. PËRSE DUHET ZGJEDHUR - TopicsExpress



          

UNIVERSITETI I AKREDITUAR “VITRINA” I. PËRSE DUHET ZGJEDHUR UNIVERSITETI “VITRINA” - I vetmi universitet privat në gjithë hapësirën mbarëshqiptare me një kampus universitar të niveleve bashkëkohore. - I formësuar dhe i dalluar për karakterin e tij, unik, konservator të formimit dhe edukimit, si dhe të rregullave korrekte të sjelljes dhe dhe ndjekjes së studimeve. - Stafi akademik si dhe kultura anglosaksone e menaxhimit të këtij universiteti, nëpërmjet disiplinës dhe përgjegjshmërisë, ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e qindra familjeve nga hapësira mbarëshqiptare dhe ka arritur të fitojë besimin e arsimimit të fëmijëve të tyre. - Profesorët e angazhuar në këtë insstitucion universitar janë akademikë të spikatur, njerëz të shquar, mendimtarë, kërkues shkencore, me kontribut kombëtar dhe ndërkombëtar, veprimtarë politikë, socialë, religjozë, artistë, sipërmarrës, administratorë, këshilltarë, lider politikë apo të shoqërisë civile, etj që jo vetëm punojnë për të dhënë dijenitë e tyre, por edhe për të patur një ndikim pozitiv në zhvillimet shqiptare. - Specialistë dhe profesonistë të shquar nga të gjitha fushat, brenda dhe jashtë vendit, kanë qenë mysafirë dhe bashkëbisedues në mjediset e kampusit universitar “Vitrina” duke e shndërruar atë në një tribunë të shkëmbimit të ideve dhe pikëpamjeve. II. KUSH ËSHTË DHE SI LINDI KOMPANIA “VITRINA”? - E themeluar në vitin 2004 me vendim të gjykatës së Tiranës nr. 32.237 si domosdoshmëri për plotësimin e nevojave të tregut të punës më njerëz të aftë në fushat profesionale, por edhe prej dëshirës për të ndërtuar një institucion arsimor cilësor, që do të ofronte një model edukimi alternativ e bashkëkohor, ndryshe nga modelet ekzistuese si përgjigje të kërkesave të tregut e të kohës që jetojmë. - “Vitrina” lindi që të shërbejë si një “Vitrinë”, në dispozicion të secilit që ka nevojë për një projekt personal për t’u ngritur në karrierë, në nivel social – kulturor dhe ekonomik, duke vendosur si vlerë të shtuar te vetvetja, investimin e tij dhe atë të “Vitrinës” për t’u kualifikuar profesionalisht, për t’u shkolluar dhe për t’u përgatitur për të hyrë me dinjitet në tregun e punës me vetëbesim dhe dije profesionale. - Kompania është specializuar në fushën e arsimit dhe të kualifikimit profesional dhe tashmë është bërë qendra më e madhe në Shqipëri për kualifikimin profesional, duke realizuar qindra projkete. Që nga themelimi e deri tani në këtë qendër kanë marrë trajnim profesional më shumë se 14 mijë persona. III. PËRSE DALLOHET KOMPANIA “VITRINA”? - Çmimet më të mira dhe të përballueshme duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimeve. - Korrektësinë shumë të lartë me klientët. - Përqendrimi te praktika duke dhënë edhe njohuritë e mjaftueshme teorike, karakteristike kjo që i bën frekuentuesit e kurseve të saj më të aftë për tregun e punës. - Menaxhim profesional dhe fleksibël duke iu përshtatur ndryshimeve të tregut. - Marketing profesional dhe mjaft aktiv brenda hapësirës shqiptare. - Forcimi i vlerave tradicionale të vendit. - Përgjegjësia sociale nëpërmjet ofrimit të shërbimeve falas për shtresat e varfra siç janë jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuar, e të tjerë. IV. SHUMËLLOJSHMËRIA E SHËRBIMEVE QË OFROHEN - Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, është një veprimtari e kompanisë “Vitrina”. Universiteti “VITRINA” me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 6.5.2009 “Për licensimin e Shkollës së Lartë Private Vitrina”, hapi dyert e tij per t’iu dhuruar të gjithë shqiptarëve një investim të çmuar në fushën e arsimit në tetor të vitit 2008 me katër fakultetet e mëposhtme me programe studimi bachelor. 1. Fakultetin e Inxhinierise me programet e studimit: Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Elektrike, Mekatronikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologji Informacioni dhe Komunikacion (TIK). 2. Fakulteti i Drejtësise me programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në Drejtësi. 3. Fakulteti i Ekonomi-Turizmit me programet e studimit: Financë-Bank, Menaxhim Turizmi, Menazhim Biznesi dhe Administrim Publik. 4. Fakulteti i Shkencave Politike me programet e studimit: Shkenca Politike, Gazetari - Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Hapat e parë të suksesshëm në drejtim të ofrimit të dijes e bënë që të ndërrmarrë super nisma duke ofruar një numër të madh fusha studimi me tre fakultete të tjera dhe një kampus universitar modern dhe me kushte bashkëkohore. 5. Fakulteti i Arkitekturës me programet e studimit: Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi. 6. Fakulteti i Mjekësisë me programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci dhe Infermieri. 7. Fakulteti i Shkencave te Edukimit me programet e studimit: Psikologji, Sociologji, Mësuesi Cikël i Ulët, Mësuesi Arsim Parashkollor, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë - Letërsi Arabe. - Universiteti“Vitrina” ka mundur të rekrutojë stafin e nevojshëm akademik dhe të sigurojë të gjithë infrastrukturën dhe lehtësirat e tjera të nevojshme për të ralizuar një veprimtari sa më normale dhe me standarde bashkëkohore. Planet mësimore dhe programet e lëndëve janë hartuar nga specialistët më të njohur në vend, në bashkëpunim me specialist të huaj, gjë e cila është në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi në RSH, Deklaratën e Bolonjës, normat e tjera ndërkombëtare dhe planit të zhvillimit të universitetit. - Universiteti “VITRINA” në korrik 2011 dha Diplomat e Nivelit të Parë në degët: Drejtësi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Financë-Bank, Menazhim Biznesi, Menazhim Turizmi, Administrim Publik, Ingineri Elektronike. - Përmbushja e gjithë kritereve dhe standardeve që kërkon legjislacioni mbi Arsimin e Lartë për arritjen e akreditimit, bëri të mundur vlerësimin pozitiv nga ana e MASH.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 12:09:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015