Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi, 5 Ditë €599, Nisja 3 - TopicsExpress



          

Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi, 5 Ditë €599, Nisja 3 Tetor. Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi, 5 Ditë €599, Nisja 3 Tetor. Çmimi përfshin: Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit, Vajtje - Ardhje me Avion Direkt Shkup - Dubai - Shkup, Fjetje në Hotel 3*, me mëngjese, Transfertat, Shëtitje panoramike ne Dubai dhe Vizitë në Abu Dhabi. Emiratet Arabe Dita e parë, 3 tetor 2013: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.00, Mbrritja në Dubai në orën 21.00. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e dytë, 4 Tetor 2013: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: shtëpia e Sheikut të njohur Saed Al-Maktum, Sheikh Zayed Road, Pista e garave me Gamile Nad Al Sheba, Pallati Zaabel, Fshati Heritage, Xhamia Jumeirah, Palma e Jumeiras, Bastakiya, Muzeu Al Fahidi, Qendra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Qendra Madinat Jumeirah, etj. (Opsionale), Darkë në Hotelin Luksoz Burj Al Arab, Hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje. Fjetje në Hotel. Dita e tretë, 5 Tetor 2013: Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë për të bërë pazar në disa nga Qendrat Tregtare të Dubait. (Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. (Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e katërt, 6 Tetor 2013: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë e të gjitha Monumenteve kryesore, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Ishulli Yas, (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai. (Opsionale), Në mbëmje, shëtitje e organizuar me Krociere “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme nga anija të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë në ambientet e anijes. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e pestë, 7 Tetor 2013: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Shkupi në orën 9.30. Mbrritja në Shkup në orën 12.30. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë. Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 599 Euro përfshin: • Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje. • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas • Akomodimi në Hotel me 3 yje në Dubai. • Mëngjezet në Hotel. • Shëtitjet me Autobuz sipas Programit. • Guida vendase në disa Shëtitje. Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 70 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale. Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale: 1. Shtesë për Vizë Hyrje - €70 2. Drekë në Hotel Burj Al Arab - €135 3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - €30 4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow - €40 5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - €50
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 14:04:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015