Ujori Prirjet profesionale të Ujorit Femra e lindur në - TopicsExpress



          

Ujori Prirjet profesionale të Ujorit Femra e lindur në këtë shenjë, duke qenë kurioze për çdo gjë, pak ekstravagante dhe shumë e pavarur në natyrën e saj, por ambicioze do të jetë e prirur për ato lloje punësh që kërkojnë fantazi, imagjinatë, novacion dhe sens krijues,por që nuk kufizojnë shumë vendimet dhe nevojën e lirisë që gjithmonë e shoqëron femrën Ujoriane. Sigurisht, ajo mund të ushtrojë mirë një aktivitet të tillë, si fjala vjen, ai i amvisës, apo gazetarisë, reklamën, informatikën, shërbimet publike, mjekësinë, psikologjinë madje edhe sociologjinë. Me që femra e Ujorit “ndjen” se i përket kolektivitetit, shoqërisë, ajo do të mund të jetë një asistente shumë e mirë sociale ose mësuese, si dhe mund të arrijë që t’u hyjë punëve sipas ekzigjencave të saj. Gjithashtu mund të bëhen edhe shkrimtare, këngëtare, prezantuese dhe shkencëtare, astronome. Do të ishte mirë që femra e lindur në Shenjën e Ujorit të shmangte atë punë në të cilën do t’i duhet të zbatonte urdhra të rreptë. Shpirti i saj i kundërshtimit do të cënohej, do të pezmatohej mjaft. Mashkulli i lindur në Shenjën e Ujorit pëlqen gjithë ato profesione që janë jo të zakonëshme dhe kryesisht interesohet për atë lloj profesioni që është përpara në raport me kohën, dhe është për këtë arësye që ai do ta ndjejë veten rehat e të qetë po të ushtrojë një profesion që lejon t’u japë udhë të lirë këtyre prirjeve të tij. Duke qenë ca origjinal, i ndershëm, dinamik dhe i adaptueshëm, ai do të mund të bëhej gazetar i mirë, publicist, specialist i informatikës dhe i marketingut, inxhinier elektronik shumë i mirë, një astronom me vlerë, një stilist apo arkitekt, historianë të natyrës, psikiatër, si dhe një psikoanalist i zoti. Mund të punojnë shumë mirë skuadër, por me kusht që të udhëheqin ata. Të gjitha aktivitetet e zakonëshme e sedentare nuk janë aqë të përshtatëshme për ata që kanë lindur në Shenjën e Ujorit, të cilët kanë gjithnjë nevojë për gjëra të reja dhe për lëvizje. Një këshillë do të jetë oportune që në punë ai të kontrollojë si shpirtin e tij të kundërshtimit ashtu dhe fantazinë e shfrenuar. Ujori dhe paraja Të lindurit në këtë Shenjë, si meshkujt ashtu dhe femrat, në përgjithësi nuk janë shumë zemërbardhë por bëhen të tillë kur dashurojnë. Mund të thuhet se të gjitha problemet e zakonëshme ekonomike dhe praktike mërzitin dhe rëndojnë mbi Ujorin, që ndjehet “i lidhur” me paranë pothuajse të ishte një problem që do ta tërheqë zvarrë gjatë gjithë jetës dhe që bije në kundërshtim me shpirtin e tij të lirisë, shpesh herë, duke ia kufizuar atë Megjithatë, tek të lindurit në Shenjën e Ujorit, zemërbardhësia nuk mund të përjashtohet krejt, as të mbete si një fakt rapsodik dhe i rrallë. Dihet se Ujorianët shpenzojnë me qejf për udhëtimet (sepse u pëlqen të lëvizin e të shohin vendë të reja) dhe për gjithë ato sende që janë me të vërtetë antikuare, që bartin dhe sjellin të kaluarën përmes formës dhe ngjyrave. Natyrisht kursimi bën pjesë në optikën e Ujorit, edhe pse paraja e vënë prej tij i jep një farë ndjenje sigurie dhe kontrasti pozitiv me gjëndjen e tij që “bën pallë me mend” apo, siç e themi në: “sheh ëndërra me sy hapur”. Lidhur me qëndrimin ndaj parasë, tek ata që kanë lindur Ujor do të ndikojë pozicioni i Uranit, Saturnit e Jupiterit. Prandaj në këtë sektor të oroskopit do të gjenden të tre këto planete. Ujori dhe shëndeti Shëndeti i të lindurve në këtë Shenjë (femra dhe meshkuj) është më i mirë sesa duket. Në të vërtetë, mund të ndodhë që një Ujor të duket i brishtë dhe delikat për nga shëndeti, por në fakt, ai është në gjendje të përballojë sëmundjet dhe të rikthehet në gjëndjen e mëparshme fizike optimale pas shqetsimeve që ka pasur në shëndetin e tij. Pjesët më delikate të trupit të ujorit janë: nyjet e këmbës, zemra dhe qarkullimi i gjakut përgjithësisht, kaviljet, hunda, gryka, por mbi të gjitha, shumë i brishtë e delikat është sistemi i tij nervor. Të gjithë Ujorët vuajnë shumë pasojat nga tensioni e vështirësitë e tjera. Shpesh Ujorët kanë mungesa të klorurit të natriumit dhe janë më të prirur të preken nga arteriet, reumatizmat, veshkat, sistemi venoz, nga variçet nga dizekuilibret endokrine dhe nga spazmat në këmbë. Tek ata mund të shfaqen shumë lehtë probleme gjendrrash dhe në vezoret. Mund të kenë probleme të metabolizmit, me tendencën e dhjamosjes e të shëndoshjes së tepërt me lehtësi. Për fizikun e Ujorit është tepër e rekomandushme të ecë, të bëjë shëtitje në natyrë dhe të notojë shumë sepse ulin nervozizmin dhe pengojnë grumbullimin e dhjamit. Janë gjithashtu të këshillushme ndërmjet aktiviteteve sportive vrapimet dhe të gjitha llojet e ushtrimeve gjimnastikore me trup të lirë. Përveç këtyre, Yjorët do të duhet të kërkojnë të ushqehen duke mbajtur parasysh që oreksi i tyre është shpeshherë i shfrenuar në krahasim me nevojat që ka trupi për ushqim dhe se ai është rezultat i sistemit nervor. Ushqimi më i mirë për Ujorin do të ishte ai pa kripë fare e gjithnjë shumë i shëndetshëm, si për ata që janë të predispozuar ndaj alergjive dhe për problemet në qarkullimin e gjakut në venat. Veçanërisht të përshtatëshme janë: drithrat, barishtet dhe të gjitha ato ushqimë që përmbajnë brumëra (si makarona, oriz, etj.). Shumë të mira janë domatet, çikoria, selinoja, sallata jeshile, angjinarja dhe spinaqi, sepse përmbajnë kripëra minerale, për të cilat Ujori ka nevojë. Do të ishte mirë të shmangeshin me kujdes yndyrnat me origjinë shtazore. Si pije janë të preferuara lëngjet e agrumeve, sepse janë të pasura me vitaminë “C”, si dhe uji mineral, por jo i gazuar sepse ka veprim diuretik. Me që të lindurit e Ujorit kanë aftësi krijuese mund të zgjedhin si hobby dhe për çlodhje pikturën dhe fotografinë si dhe gjithçka tjetër që e angazhon atë artistikisht. Pra, është absolutisht e pakëshillueshme jeta sedentare, e cila shkakton depresione dhe probleme të qarkullimit të gjakut. Si deti (për notin), ashtu dhe mali (për ajrin-baslam) janë njësoj të përshtatshëm për pushimet verore të atyre që kanë lindur në Shenjën e Ujorit. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 Janar) Janë subjekt i ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të veshkave, të fytit dhe në ngadalësimit të qarkullimit të gjakut në sistemin nervor. Janë pesona të vetmuar jashtëzakonisht emotivë. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (31 Janar – 9 Shkurt) Do të kenë më shumë probleme në kaviljet dhe mund të vuajnë nga të dridhurat, nga spazmat dhe nga tensioni nervor i theksuar. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (10 – 19 Shkurt) Mund të vuajnë fare kollaj nga shqetësime në qarkullimin e gjakut, nga dhjamosja e shëndoshja e tepërt (kujdes dhe fytin) dhe nga probleme të sistemit venoz e arterial.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 10:02:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015