VAZHDON HAPTAZI SHITJA E BUKËS ME QESE PLASTIKE NË FURRAT E - TopicsExpress



          

VAZHDON HAPTAZI SHITJA E BUKËS ME QESE PLASTIKE NË FURRAT E BUKËS SHKODËR Monitorim i realizuar nga AIC Shkodër Ndonëse vendimi i qeverisë për shitjen e bukës vetëm në ambalazh letre ka hyrë në fuqi që në shtator të 2012, ai nuk po gjen aspak zbatim në qytetin e Shkodrës. Ligji u duk sikur u zbatua më seriozisht vetëm ditët e para dhe, si gjithmonë, ashtu si me ligjin për ndalimin e duhanit në vende publike, vetëm pas disa ditësh nisi thyerja e tij, duke tregtuar bukën sërish në qese plastike. Për të vërtetuar këtë situatë nga afër, Qendra Aarhus Shkodër ka realizuar një monitorim të kësaj situate duke shkuar personalisht në 20 furra buke. Ne kemi shkuar në lagjet Parrucë, Zdralej, Xhabije, Perash, Ura Dërvishbeg, Rruga e gjërë, Ish Agjensia, Rus, Prekë Cali, Piacë, të gjitha lagje brenda vijës së verdhë të qytetit të Shkodrës, monitorimi i të cilave mund të realizohet brënda një dite pune nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër. Rezultatet e këtij monitorimi tregojnë statistika tepër zhgënjyese... Ndër 20 furra buke të monitoruara, vetëm 1 furrë buke na e ka shitur bukën në ambalazh letre. Të tjerat, pa përjashtim, na e dhanë bukën në qese plastike, biles duke i bërë publicitet bukës së ngrohtë që krijonte avuj brenda qeses. Gjithashtu, vetëm 5 prej tyre dispononin qese letre në rast se konsumatori ia kerkonte atë ose në rast kontrollesh nga ana e AKU-së Shkodër. Fotografitë e të gjitha furrave të bukës ku kemi vajtur do ti gjeni në faqen e facebook-ut “Mjedisi, të kontribuojmë sëbashku për Shkodrën”. Shitësit e bukës, kur i pyetëm në mënyrë formale, na thanë se janë vetë konsumatorët që e kërkojnë bukën në qese plastike sepse në ambalazh letre ajo thahet më shpejt por, nga ana tjetër, asnjëri nga shitësit e bukës nuk n’a pyeti se në cilin ambalazh e donim bukën por na e ofruan të mbështjellur mirë në qese plastike. Pas këtyre rezultateve, ne kemi takuar inspektorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shkodër i cili është përgjegjës për të monitoruar zbatimin e ligjit mbi shitjen e bukës. Ai u shpreh se gjatë kontrolleve, ai nuk arrinte të verifikonte shkeljen e ligjit sepse furrat i mbajnë edhe ambalazhet e letrës. Ky konfirmim duket shumë kontradiktor sepse siç e përmendëm më lart ¾ e furrave nuk kishin aspak qese letre në dyqane dhe 95% e tyre e kishin bukën të përgatitur, të futur në qese plastike, të ekspozuar në vitrina, gati për shitje. Gjithashtu, ai u mundua të justifikonte rezultatet që ne i parashtruam me faktin që janë konsumatorët ata që e kërkojnë një ambalazh të tillë. “Duhet punuar mbi ndërgjegjësimin e njërëzve në lidhje me rreziqet kancerogjene të përdorimit të qeseve plastike. Ne kemi ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese për të informuar publikun në këtë sens por me sa duket nuk funksionon” prononcohet ai. Megjithatë, ne si AIC Shkodër, në asnjërën nga furrat e bukës nuk e pamë një njoftim apo një broshurë informative për sensibilizimin e popullatës në këtë drejtim, as në mediat e ndryshme nuk e kemi dëgjuar një iniciativë të tillë. Përshtypjet tona pas takimit me AKU Shkodër kishin lidhje me një mungesë totale të kontrollit nga ana e këtij autoriteti. Mjafton të mendosh që vetëm 50 metra larg këtij autoriteti ndodhen 3 furra buke të cilat tregtojnë bukën në qese plastike. Duket sikur ky autoritet nuk po mbyll vetëm njërin sy përpara përgjegjësisë së tij.... Ne kemi pyetur, gjithashtu, edhe vetë shitësit e bukës, në mënyrë informale për arsyet që i shtyjnë të mos zbatojnë ligjin. Arsyeja kryesore është kostoja më e lartë e ambalazhit të letrës në krahasim me qesen plastike, fakti që askush nuk po monitoron nëse zbatohet apo jo ky ligj dhe sepse “kështu bëjnë të gjitha furrat e bukës” thotë njëra nga shitëset. Ajo çfarë duket haptazi është injorimi total që i bëhet çdo ditë këtij ligji duke mos vendosur asnjë ndëshkim për shkelësit e ligjit nga ana e autoritetit përgjegjës. Atëherë, sigurisht, ligji nuk ka përse të respektohet nga bizneset sidomos kur bëhet fjalë për një kosto më të lartë për to edhe pse sanksionet për moszbatimin e tij variojnë nga 5 milionë deri në 50 milionë lekë gjobë deri në heqjen e liçensës së furrës së bukës në rast përsëritjeje të shitjes me qese plastike. Të mos flasim më pas për kërkesën tjetër që u bën AKU-ja furrave të bukës për vendosjen e etiketave ku të paraqiten të gjitha të dhënat e bukës, si pesha ashtu dhe të dhënat e tjera në përmbajtje. Gjatë monitorimit të kësaj situate, AIC Shkodër ka konstatuar 3 probleme kryesore: 1. Mungesë informimi nga ana e qytetarëve për rreziqet që paraqet qesja plastike për shëndetin e tyre dhe për ndikimet që ajo ka në mjedis, 2. Mungesë totale e kontrolleve nga ana e AKU-së Shkodër, 3. Mungesa e vullnetit të mirë të shitësve të bukës apo të biznesit për të ofruar vullnetarisht bukën në ambalazh letre. Të gjithë aktorët këtu të përfshirë duhet të dinë dëmet që sjell qesja plastike si në shëndetin e njeriut ashtu dhe në mjedis. Fatmira Biçaku, specialiste pranë Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar shprehet në një intervistë se ambalazhimi i bukës me qese plastike mbingarkon me lagështi bukën, ndryshon peshën, cilësinë dhe aromën e bukës. Gjithashtu duhet thënë se qeset plastike janë nënprodukt i naftës dhe çlirojnë gazra që janë shumë të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Gjithashtu, specialistët e ushqimit, përveç të tjerave tregonjë se buka e cila pritet në feta dhe më pas ambalazhohet direkt në qese plastike, kontaminohet nga bakterie të ndryshme dhe humbet vlerën e saj ushqimore. Përveç kësaj, duhet të mendojmë ku shkojnë gjithë ato qese plastike?! Të gjitha në mjedis, duke u shndërruar në mbetje urbane të cilat kanë një efekt shumë negativ në mjedis dhe kërkojnë një kohë jashtëzakonisht të gjatë ndër breza e breza për t’u degraduar. Pamja e mëposhtme flet vetë duke marrë në konsideratë që ajo është rezultat i blerjes në vetëm 10 furra buke. Në konkluzion, mund të themi që, përsëri, ngelet në dorën e qytetarit që të ndërgjegjësohet, të informohet dhe të kërkojë ambalazhimin e bukës në qese letre deri në momentin që autoritetet përgjegjëse të “ndërgjegjësohen” për të monitoruar me rreptësi dhe seriozitet zbatimin e ligjit nga ana e bizneseve të bukës, thjeshtë, të bëjnë detyrën për të cilën janë punësuar. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 08:31:21 +0000

Trending Topics



/b>
> v class="stbody" style="min-height:30px;">
I Sette Specchi Esseni Gli antichi Esseni forse identificarono
https://youtube/watch?v=4m1EFMoRFvY, Congratulations to Every
Urgent Information I would like to inform you that after many
Job Title: Export Officer Company Name: Icon Global D-Zee

Recently Viewed Topics




© 2015