VKM - Mirembajtja e kasave fiskale Email Print VENDIM Nr. 600, - TopicsExpress



          

VKM - Mirembajtja e kasave fiskale Email Print VENDIM Nr. 600, datë 5.9.2012 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 781, DATË 14.11.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KARAKTERISTIKAT TEKNIKE FUNKSIONALE TË PAJISJEVE FISKALE, SISTEMIT TË INTEGRUAR TË KOMPJUTERIZUAR PËR TRANSFERIMET PERIODIKE AUTOMATIKE TË DEKLARIMEVE FINANCIARE, SISTEMIT TË KOMUNIKIMIT, PROCEDURËN DHE DOKUMENTACIONIN PËR MIRATIMIN E TYRE DHE PËR KRITERET PËR PAJISJE ME AUTORIZIM PËR SHOQËRITË E AUTORIZUARA PËR OFRIMIN E PAJISJEVE FISKALE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 55 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Pika 8.4 “Kontrolli periodik” e kreut I “Dispozita të përgjithshme” të vendimit nr. 781, datë 14.11.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: “8.4. Shoqëria e autorizuar, një herë në 12 (dymbëdhjetë) muaj, është e detyruar të kryejë kontrollin periodik teknik të pajisjeve dhe sistemeve fiskale dhe çmimi tavan duhet të jetë jo më shumë se 4 000 (katër mijë) lekë. Tatimpaguesi siguron aksesin për kryerjen e kontrollit nga stafi teknik i kompanisë së autorizuar.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Botuar ne F.Zyrtare 129 / 2012 Dale nga shtypi me 05.10.2012
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 21:26:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015