Varreza masive dhe Ligji i Lustracionit Nga Shefqet Deliallisi - TopicsExpress



          

Varreza masive dhe Ligji i Lustracionit Nga Shefqet Deliallisi Rëzimi i ligjit të lustracionit nga gjykata Kushtetuese dhe zbulimi i varrëzës masive ishte një koincidencë. Por tepër e hidhur, që bëri edhe njëherë të kthehet vëmendja tek krimet e komunizmit. Krime që kurrsesi nuk mund të injorohen e të kalohen thjeshtë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Para disa muajsh emisioni televiziv “ Histori me zhurmues “ na ktheu në vitin 1951, në masakrën komuniste pas të e të ashtuquajturës ”bombë” në ambasadën Sovjetike, që u pasua me pushkatimin pa gjygj të 27 intelektualëve mes të cilëve dhe një grua. Histori rënqethëse. Çdo kush mbeti i impresionuar kur dëgjoi pasardhësit e intelektualëve të masakruar. Njëri më fisnik se tjetri. Ndonëse kishin vuajtur më parë holokaustin e më pas aparteidin për 50 vjet askush nuk manifestoi qoftë dhe një grimë ndjenjë hakmarrje. “Të paktën dikush të kërkojë falje”, vetëm kaq ish kërkesa e shkrimtarit dhe përkthyesit të shquar Amik Kasoruho, me gjithë kalvarin e vuajtjeve që kish pësuar ai dhe familja e tij. Nga ana tjetër të gjithë ata që pësuan nga rregjimi komunist gjithashtu mbetën të impresionuar nga ish kryeministri Majko, përfaqsues i një brezi të të ri në moshë por jo në mendësi kur e dëgjuan të hakrehej në parlament me një urrejtje patologjike : “ Mos i vendosim këta surretër …. këta nuk e meritojnë. Këta janë plehrat e historisë. Kolaboracionistë , horra......” Bëhej fjalë për të pushkatuarit pa gjygj nga regjimi komunist para 28 nëntorit 44, të hedhur hendeqeve, shumica ende pa varr të gjithë fisnikë, të cilët nuk ishin as kolaboracionistë, e aq më pak horra, siç i cilësoi deputeti ynë, por patriotë e intelektualë të cilët rregjimi terrorist që po të instalohej, i pushkatoi pa gjygj vetëm se i mendonte si kundërshtarë potecialë. Jam i sigurtë se ky deputet, nuk e ka parë ekspozitën e hapur një vit më parë në Tiranë me rastin e 20 shkurtit. Kush ka vizituar Yad Vashemin, muzeun e famshëm të Holokaustit në Jerusalem, dhe ekspozitën në fjalë, ka konstatuar ngjashmëri të madhe. Jo vetëm nga mënyra e ekspozimit. Në të paraqitej kryqëzim i inteligjencës, shtypja e mendimit të lirë, masakrimi klerit, asgjësimi i fesë, gjygjet speciale, vrasjet masive, torturat çnjerëzore, deri te vrasjet në kufi në vitet 1988-90. Në stenda shfaqej truri i kombit, fisnikët, intelektualët e shquar. Një pasuri e çmuar kombëtare e masakruar. Të mendosh se pas çdo vrasjeve qëndron një vrasës është e tmerrshme, por më e tmerrshme është kur mendon se asnjë nga vrasësit nuk është dënuar, madje as moralisht. Dhe më e tmerrshme akoma, kur mendon se asnjë prej tyre as nuk tenton të kërkojë të paktën falje. Disa vite më parë bëri xhiro në medjat botërore lajmi i kapjes diku në Amerikën Latine, i një krimineli të luftës së dytë botërore dhe ekstradimit i tij në Izrael. Tepër i moshuar, mbi 90 vjeç, mezi tërhiqte këmbët. I mbajtur prej krahësh ai doli para gjyqit për krimet e kryera shumë vite më parë. Në botën e qytetëruar krimet nuk falen. Krimet dënohen pavarësisht sa kohë ka kaluar. Por çfar ndodh tek ne ? Ndonëse ligji i lustracionit u zbut deri në atë masë sa flitej vetëm për përgjgjësi morale për shkelësit e ligjeve të kohës, që montuan dhe fallcifikuan gjygje, që torturuan, vranë e tërhoqën zvarë të rinjtë në kufi, u kundërshtua me forcë. Që kjo të ndodhte nga persekutorët dhe pasardhësit e tyre kjo ishte e pritshme, por nga përfaqsues të botës së qytetëruar kurrsesi. Preken të drejtat e njeriut thanë shoqatat tona të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që vetëm të tilla s’janë !!!!!,. Thuajse shqiptarët që u pushkatuan e burgosur nga komunizmi nuk ishin qënie të gjalla. U bë qameti vetëm se kërkohej që xhelatët vetëm përkohësisht të largoheshin nga postet publike!! Duke parë në ekspozitën e 20 shkurtit, fotot rënqethse të të rinjve të masakruar në kufi, në prag të vitit 1990, mu kujtua një intervistë e 2008 e ish ambasadorit Amerikan në Tiranë Z. Rajerson në gazetën “Illyria” të Nju Jorkut të cilën po e citoj. Pyetje : çfarë kujtoni nga takimet tuaja me ish presidentin Ramiz Alia ? “…….. ai u soll në mënyrë dashamirëse me mua, por unë asnjëherë nuk harroja se sa shumë njerëz ishin vrarë duke u përpjekur që të iknin nga Shqipëria gjatë viteve të tij..... Ai kishte gjak në duart e tij. Shumë gjak......” Duke ju kthyer fillimit të shkrimit, i them njerëzve të “rinj” me mentalitetin e luftës së klasave, se kemi nevojë për më pak urrejtje e më shumë rrespekt për të masakruarit e komunizmit. Më e pakta, tregojini varret dhe një falje publike pasardhësve të tyre. As kaq nuk mund të bëni ?
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 11:57:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015