Vendime te GJEDNJ per Dhunen ne Familje! Çështja Nr. - TopicsExpress



          

Vendime te GJEDNJ per Dhunen ne Familje! Çështja Nr. [55164/08], GJEDNJ, Strasburg, 14 tetor 2010, [Seksioni I], A kundër Kroacisë! Sipas fakteve të kësaj çështjeje midis periudhës Nëntor 2003 - Qershor 2006, bashkëshorti i aplikueses, i cili kish qenë diagnostikuar se vuante nga çrregullime të rënda mendore me një tendencë drejt sjelljeve të dhunshme dhe impulsive, në mënyrë të përsëritur kishte ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe fizike, duke përfshirë kërcënime me vdekje dhe goditjet dhe shkelma në fytyrë, kokë dhe trup. Dhuna ishte ushtruar edhe në prani të vajzës së tyre, e cila ishte, në disa raste, vet objekt i dhunës. Martesa u zgjidh në vitin 2006. Midis periudhës 2004 dhe 2009, një sërë procedimesh penale ishin ngritur ndaj ish bashkëshortit dhe disa urdhra mbrojtës ishin ndërmarrë. Vetëm disa prej urdhrave mbrojtës ishin respektuar. Në kohën e gjykimit të çështjes nga GjEDNJ ai ishte duke vuajtur një dënim me tre vjet heqje lirie sepse kishte bërë kërcënime me vdekje ndaj një gjyqtari. Sipas Nenit 8 të KEDNJ autoritetet shtetërore kanë detyrimin pozitiv për të mbrojtur aplikuesen nga sjelljet e dhunshme të ish bashkëshortit të saj. Gjykata u shpreh se dështimi i qeverisë për të marrë masa me vendim gjykate për të adresuar problemet psikiatrike të B-së dhe për të mbrojtur A-në nga dhuna që ushtronte B-ja ishte një shkelje e detyrimit pozitiv të qeverisë për të siguruar të drejtën e A-së për të respektuar jetën e saj private dhe shkelte kështu nenin 8; meqenëse gjykata kishte zbuluar se ishte shkelur neni 8, nuk kemi të bëjmë me çështje të veçanta që mbeten për t’u analizuar sipas neneve 2, 3 dhe 13; ajo hodhi poshtë padinë e A-së sipas së cilës qeveria kishte shkelur nenin 14, pasi A-ja nuk kishte mundur të sillte prova të mjaftueshme prima facie ,sipas të cilave masat që kishte marrë qeveria në lidhje me dhunën në familje apo mbi efektet e masave të tilla kishin qenë diskriminuese.
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 12:34:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015