Verifikimit të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të - TopicsExpress



          

Verifikimit të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ende nuk duket se po vjen fundi. Kryetari i komisionit për këtë punë, Agim Çeku ka pohuar se janë në proces të punës dhe brenda këtij viti presin përfundimin e verifikimit. Në anën tjetër, Shoqatat e Dala nga Lufta e bëjnë përgjegjës kryetarin e komisionit, Agim Çeku se nuk po e fton mbledhjen e komisionit dhe ta intensifikoj punën për kryerjen e verifikimit të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli shpreh shqetësimin e tij se kjo çështje është shumë larg, pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës para dy viteve për themelimin e komisionit që do ta bënte këtë verifikim. Xhemajli e bënë përgjegjës kryetarin e komisionit Agim Çeku për mos thirrjen e komisionit ku do të diskutohej se si do të vazhdojnë më tutje me verifikimin. “Komisioni nuk është duke e bërë punën për ta bërë verifikimin dhe përgjegjës për këtë është vet kryetari i komisionit Agim Çeku i cili ka disa muaj që nuk e ka thirrur komisioni për t’u ulur dhe biseduar se si do të shkoj më tutje”, ka thënë Xhemajli. Mirëpo, në anën tjetër, kryetari i komisionit, Agim Çeku, përmes telefonit, ka thënë për Kosovapress, se nuk janë duke e neglizhuar këtë çështje, por, sipas tij, janë afër 70 mijë aplikacione, të cilat janë duke u sistemuar në njësitin përkatës, procedurë kjo e cila po u merr kohë. Çeku ka thënë se janë duke e definuar kategorizimin dhe duke bërë bazën ligjore për kategorizim të veteranëve sepse nuk mund të jenë të gjithë njësoj dhe ata si komision janë duke punuar me sekretarinë dhe se nuk kanë afat të caktuar për atë.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 11:32:41 +0000

Trending Topics



ht:30px;">
Yes, Im THAT guy. The one with the camera in your face. While
Departamentul de Psihologie Clinică şi
Thanks to Anthony Clavier for pointing out that today is the
“To love at all is to be vulnerable. Love anything, and your

Recently Viewed Topics




© 2015