Veriorët sfidojnë shtetin dhe marrëveshjen Në këtë - TopicsExpress



          

Veriorët sfidojnë shtetin dhe marrëveshjen Në këtë mënyrë, përfaqësuesit aktualë të pjesës më problematike të Kosovës do të bëjnë veprimin e parë në terren kundër marrëveshjes së Brukselit dhe përfitimeve që u ka ofruar ajo, si dhe do të vazhdojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës, shkruan “Tribuna”. Veriorët të cilët asnjëherë nuk janë pajtuar me marrëveshjen e Brukselit, kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e një kuvendi të tillë, mirëpo ka qenë vendimi i shteteve anëtare të BE-së për nisjen e dialogut të anëtarësimit me Serbinë, ajo që ka bërë që ata të hezitojnë ta bëjnë këtë veprim deri më tani. Vendimi do t’i sfidojë rëndë përpjekjet e Prishtinës zyrtare, Brukselit por në një masë edhe të Beogradit që duke e zbatuar marrëveshjen e Brukselit, të ndryshojnë situatën në pjesën më problematike të Kosovës. /Telegrafi The post Veriorët sfidojnë shtetin dhe marrëveshjen appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore/2013/07/04/verioret-sfidojne-shtetin-dhe-marreveshjen/
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 09:03:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015