Vetite e lajthisë! Lajthia është një element shumë i - TopicsExpress



          

Vetite e lajthisë! Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka nje Kombinim te veçantë te acid oleik te proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthise janë nje burim i mirë i Vitamines E e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjere të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm.Lajthia eshte gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut pra ajo shërben si një mbrojtese kundër mungeses se gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E e cila është gjetur në lajthi është për të parandaluar faktorët qe përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cili gjendet me bollëk në lajthi është e rëndësishme. Kështu nqs konsumojme 25 gr ne ditë e mbrojme trupin si për-sëmundje të zemrës dhe kancerit. Një nga përfitimet shëndetësore te medha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishem për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut.Vetite shëndetësore tek lajthia janë rritur më tej nga prania e grupit B të vitaminave. Vitaminat B1, B2, B6 e B12 te cilat jane te pranishme tek ajo jane thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjeter veti e rëndësishme e lajthise është se ajo siguron trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthise. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme,lajthia përmban yndyrë omega e cila eshte e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve te lajthise është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthise është i njohur edhe si mbrojtes per lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar. Vaji i lajthise ka një efekt shumë të relaksus dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA ndryshme.Vaj i lajthise është gjithashtu i njohur edhe për vetite e tij të shkëlqyer hidratuese. Shumë mjek dietik gjithashtu ju rekomandojne të konsumojnë një sasi minimale të lajthi në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 07:46:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015