Vidal: Reali josh çdo lojtar Mesfushori i Juventusit, Arturo - TopicsExpress



          

Vidal: Reali josh çdo lojtar Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, beson se çdo futbollist në botë do të “joshej” nga Real Madridi dhe ka lënë të kuptohet se ai do të ishte i interesuar për të kaluar në Santiago Bernabeu këtë verë. Kiliani përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i Bianconerëve, duke nxitur spekulime se trajneri i ri i Madridit, Carlo Ancelotti, është i interesuar për shërbimet e tij. “Jam i nderuar që një klubi si Real Madridi është i interesuar në mua. Ata do të joshnin çdo lojtar për t’iu bashkuar atyre”, ka thënë lojtari për Gazzetta dello Sport. Vidal ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2016.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 20:20:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015