Villas-Boas sfidon Mourinhon dhe Chelsean Andre Villas-Boas beson - TopicsExpress



          

Villas-Boas sfidon Mourinhon dhe Chelsean Andre Villas-Boas beson se këtë sezon, lufta në Premier League për titullin kampion do të jetë shumë e ashpër dhe beson se Tottenham do të qëndrojë në garë deri në momentin e fundit.Besoj se jemi në rrugë të mbarë pasi nuk ka asnjë ekip të shkëputur. Mendoj gjithashtu se do të jetë sezoni më i luftuar i viteve të fundit dhe kjo na favorizon. Ne do të luftojmë që të marrim maksimumin nga çdo ndeshje”.Tekniku i gjelave të Londrës kërkon që skuadra e tij të përfitojë nga starti i ngadaltë i kundërshtarëve dhe ndez sfidën derbi kundër Chelseat ku tashmë ligjin e bën ish profesori i tij, Jose Mourinho. Villas-Boas thekson se sfida e së shtunës do të jetë mjaft e vështirë, ndërsa në aspektin e tij personal, përballja me Mourinhon është shumë domethënëse. Ai flet gjithashtu edhe për situatën delikate që po kalon Juan Mata në radhët e bluve.“Nuk është vendimi im për ta lënë jashtë skuadrës. Në të shkuarën kam pasur një bashkëpunim të frytshëm me të. Është një lojtar shumë i talentuar dhe kam besim se do ta kalojë sa më shpejt situatën delikate që po kalon. Ndeshja me Chelsean është shumë e rëndësishme për atë që përfaqësojnë këto dy skuadra dhe mendoj se unë dhe Mourinho do të mbetemi në plan të dytë”.Andre Villas-Boas dhe Jose Mourinho kanë punuar bashkë në stolin e Portos dhe te Interit ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë pasi zëvendësi i tij u emërua trajner i dragonjve të Portugalisë.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 18:20:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015