Virgjeresha Vlera , Dobesi & Keshilla Vlerat e - TopicsExpress



          

Virgjeresha Vlera , Dobesi & Keshilla Vlerat e Virgjëreshës Femra e kësaj shenje është e rezervuar, shumë e arsyeshme, e zgjuar, e matur, e aftë për të ecur përpara në jetë, planifikuese, largpamëse dhe ka dëshirë të madhe për të ditur sa më shumë. Gjithmonë është e qarkulluar nga rregulli, sepse ajo nuk mund të jetëoj në një shtëpi rrëmujë dhe të mbajtur keq. Është përherë shumë e sjellshme me tjetrin, është një krijesë dashamirëse që di t’i bëjë të tjerët të vlerësojnë në familje dh epër punën, për dhuntitë e saj të kurajës dhe të zellit. Për partnerin e saj ajo është një mike përherë e gatshme e cila përpiqet të marrë pjesë në problemet e vogla të përditshme të tij dhe në problemet e punës. Mashkulli i Virgjëreshës është i etur për të mësuar dhe mirëkuptues, por dhe i vëmendshëm dhe i përshtatshëm (ndryshe nga femra) ai është i ndershëm, i rezervuar dhe punëtor i madh. Edhe në marrëdhëniet sentimentale atë e udhëheq arsyeja dhe maturia; prej femrës që do ai pret gatishmëri, dashuri, madje dhe shumë miqësi. Padyshim që mashkulli i Virgjëreshës është një bashkëshort i besueshëm, i cili nuk bën bisht përgjegjësisë së tij si kryetar i familjes. Ai mund të jetë zemërgjerë dhe i dhembshur dhe me njerëzit që s’i njeh. Të metat dhe dobësitë e Virgjëreshës Femra e kësaj shenje është e prirur të jetë egocentrike, pedante, tepër kureshtare, të merret me thashetheme dhe shpesh herë e pakënaqur pa e ditur se pse. Shpesh herë prakticiteti i saj shndërrohet në defekt edhe pse duket si cilësi, sepse është me tepri dhe le vërtetë hapësirë për imagjinatën ashtu edhe për të papriturën. Kjo femër është shumë dyshuese dhe thumbuese në kritika, mënyrë kjo që e bën antipatike në sytë e të tjerëve për arsye që as vetë nuk di t’i shpjegojë, pra është shumë kritikuese. Nga ana tjetër është femër që nga ana e saj vuan nga antipatitë dhe nga simpatitë e theksuara. Duke qënë në kulm utilitare Virgjëresha ka tendencë për t’i shfrytëzuar situatat. Është e ftohtë dhe nganjëherë e kursyer në përkëdheli dhe dhurata. Ajo duke qenë e bindur për super aftësitë e veta femra e Virgjëreshës është shpesh herë e shpërqëndruar dhe e shpërndarë në lidhje me interesat e veta dhe kur është e vendosur. Ky keqkuptim bën që ajo të jetë e dobët në punë dhe madje edhe më pak e aftë për të dalë në përfundime në aspektin e marrëdhënieve me të tjerët. Shpesh herë ajo shfaq një dorë pedantizmi dhe duket sikur di diçka për këdo dhe kjo mënyrë mund t’i largojë miqtë dhe të njohurit sepse i bezdis. Ajo mund të bëhet dhe ziliqare dhe të urrejë këdo. Femra e Virgjëreshës mund të mbetet, pa e marrë vesh as vetë, e vetmuar gjë që nuk është gjithmonë e këndshme. Mashkulli i Virgjëreshës shpesh herë mban qëndrime prej viktime, është i priru për hipokondri, prandaj ai fare lehtë mund të kthehet me kalimin e viteve në një “të sëmurë imagjinar”. Mashkulli i Virgjëreshës është jashtëzakonisht dyshues, pak largpamës dhe shumë i kualifikuar: mund të thuhet se në gjithë zodiakun që ai është qënia më konformist ndaj moralit dhe zakoneve të kohës, është konservator. Në marrëdhëniet me partneren ka prirje të jetë egocentrik, egoist dhe jo gjithmonë i ndjeshëm ndaj arsyes dhe dëshirave të partneres apo gruas. Mjerë kush e tradhëton mashkullin e Virgjëreshës, ai nuk di të falë. Me plogështinë e tij karakteristike dhe duke u interesuar më shumë se ç’duhet për shëndetin mashkulli i kësaj shenje më së fundi bëhet me të vërtetë i prekshëm, në kuptimin që ai kurrë nuk do të ndihet vërtetë i qetë dhe i çtendosur dhe për çdo bezdisje të vogël, do të mendojë se është paralajmërim i kushedi çfarë sëmundje të tmerrshme. Duhet pak më shumë optimizëm që asnjëherë nuk bën keq. Këshilla për Virgjëreshën Të lindurit e Virgjëreshës si femra dhe meshkuj kanë përzemër saktësinë dhe studimin, ka një natyrë melankolike dhe sidoqoftë me pak imagjinatë. Në saj të ndërtimit mendor ata arrijnë thuajse gjithmonë që të realizojnë çdo gjë të cilën janë të vendosur; pra, kurajo! Por do të ishte më mirë që të mos preokupohen me tepri për shëndetin, që ka shumë rëndësi, në fakt të lindurit në këtë shenjë janë të prirur “të ndihen të sëmurë” edhe kur nuk janë dhe shpesh herë bëhet fjala vetëm për ca shqetësime të vogla psikike që kalojnë me qetësi dhe larg problemeve të përditshme. Edhe turbullimet e lehta psikike tek të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shkojnë e vijnë pa ndonjë arsye të vërtetë, prandaj edhe nuk duhet dramatizuar. Me pak pesimizëm dhe me shumë thjeshtësi. Kjo duhet mbajtur më shumë parasysh edhe përsa i përket vështirësisë së tjetrit, që të lindurit Virgjëreshë janë të prirur t’i mbajnë mbi vete sikur të mos i mjaftonin të vetat. Ky altruizëm është i lavdërueshëm, por nganjëherë dhe i kotë dhe i tepërt. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Virgjëreshës të luajnë “duke u hequr si viktima”; ç’dobi ka kjo? Kjo prirje duhet luftuar jo vetëm sepse s’është e mirë por edhe pse ankesat i shqetësojnë të tjerët që i kanë pranë (sidomos kur janë të pajustifikueshme) dhe zbrazëtia brenda vetes krijohet shumë shpejt. Mosbesimi dhe qëndrimet tepër kritike mund të sjellin të njëjtën pasojë; më mirë është që gjërat dhe njerëzit të merren ashtu siç janë padashur ti ndryshosh me çdo mënyrë jo përherë, madje asnjëherë, kjo nuk ndodh. Sa hidhërime më pak dhe sa zhgënjime do të kurseni duke mësuar artin e të pranuarit. Një gjë është e sigurt; meshkujt dhe femrat e Virgjëreshës ripërtërihen në mënyrë të shkëlqyer në kontakt me nayrën sepse ato janë qënie shumë të lidhura me tokën. Një këshillë si përfundim: çfarëdo qëndrimi mazokisht është më i dëmshëm se një … egoizëm i lehtë. Kujdes ekuilibrin!
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 17:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015