Viti i Ri në Dubai, 8 Ditë €789, Nisja 30 Dhjetor Emiratet - TopicsExpress



          

Viti i Ri në Dubai, 8 Ditë €789, Nisja 30 Dhjetor Emiratet Arabe Emiratet Arabe Dita e parë, 30 Dhjetor 2013: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.00. Mbrritja në Dubai në orën 21.00. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e dytë, 31 Dhjetor 2013: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Kalaja e Al Fahidi, Heritage Village, Pazari i Tekstileve, Pazari i Floririt, Pazari i Parfumeve dhe Erëzave, Shtylla e Famurit, Xhamia Jumeirah, Hoteli Burj Al Arab, Ishulli artificial “The Palm Jumeirah”, Hoteli Atlantis The Palm, Qendra Tregtare e Emirates Mall, ku ndodhet Qendra e Skive, Qendra Tregtare më e madhe në Botë Dubai Mall, dhe Kulla më e lartë në botë Burj Al Khalifa, etj. Fjetje në Hotel. (Opsionale), Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira, Muzikë dhe animacion. Dita e tretë, 1 Janar 2014: Mëngjesi në Hotel. (Opsionale) Parku Ujor Wild Wadi, me 30 atraksione e lojra ujore, per të gjitha moshat, nga më të lehtat deri te më të vështirat. Fjetje në Hotel. Dita e katërt, 2 Janar 2014: Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë. (Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Fjetje në Hotel. Dita e pestë, 3 Janar 2014: Mëngjesi në Hotel. (Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate. (Opsionale), Drekë ose Darkë ne Hotelin Luksoz Burj Al Arab, 321 m i lartë dhe i vetmi hotel në botë me 7 yje dhe ndodhet 280 m plazhit Jumeirah, ku lidhet me një urë. (Opsionale), Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium. Fjetje në Hotel. Dita e gjashtë, 4 Janar 2014: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1. (Opsionale) Hyrje në Kompleksin Ferrari, me rreth 20 xhiro dhe atraksione të ndryshme për të gjitha moshat. Kthimi në Dubai. Fjetje në Hotel. Dita e shtatë, 5 Janar 2014: Mëngjesi në Hotel. (Opsionale) Parku Ujor Aquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe lojra të tjera ujore. (Opsionale) Shëtitje panoramike mbi Dubai për 15 minuta me Helikopter. (Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes. Fjetje në Hotel. Dita e tetë, 6 Janar 2014: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.00. Mbrritja në Prishtinë në orën 12.00. Nisja me autobuz nga Shkupi në Tiranë. Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen: • Transferimi Vajtje Ardhje me autobuz nga Tirana në Aeroportin e Shkupit • Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup - Dubai - Shkup. • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas. • Akomodimi në Hotel me 3* në Dubai. • Mëngjeset në Hotel. • Shëtitjet me Autobuz sipas Programit. • Guida vendase në disa Shëtitje. Në pagesë nuk përfshihen: • Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai. • Të gjithë Ekskursionet Opsionale. • Darka Speciale e Vitit të Ri. Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale: 1. Shtesë për Vizë Hyrje - €70 2. Drekë në Hotel Burj Al Arab - €135 3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - €40 4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow - €40 5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - €50 6. Darka e Vitit të Ri në Hotel 5* me transfertë - €135 7. Shëtitje me Helikopter - €215
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 11:41:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015