Vizite perçarese e kryeministrit te dekretuar te Shqiperise ne - TopicsExpress



          

Vizite perçarese e kryeministrit te dekretuar te Shqiperise ne Kosove. Nje ngjarje qe kurre nuk duhet te ndodhte. Te dashur miq, Kryeministri i dekretuar, z.Rama, zgjodhi Kosoven per viziten e tij te pare zyrtare. Nje kryeminister i dekretuar nuk mund te beje vizita zyrtare por mendoj se ky rregull nuk ka vlere ne rastin e dy kryeministrave te kombit tone. Mirepo ne nje akt perçares te paimagjinueshem z.Rama injoroi teresisht ne fjalen e tij ne Parlamentin e Kosoves rolin e Presidentit Rugova, arkitektit te Kosoves se Pavarur. Me kete qendrim te pashembullt z.Rama detyroi deputetet e LDK te braktisin sallen e Parlamentit gjate fjales se tij dhe lendoi thelle jo vetem qytetaret e Kosoves por dhe mbare kombin shqiptar. Roli dhe vepra e pavdekshme e Presidentit Rugova eshte unike ne tere historine tone kombetare. Ai me forcen e pathyeshme te besimit tek e drejta e popullit dhe vendit te tij shpalli, nen pushtimin e eger serb, pavaresine e Kosoves, ngriti pushtetin paralel te shqiptareve kunder pushtetit te okupatorit, mbrojti çeshtjen e drejte te Kosoves ne Shtepine e Bardhe dhe kancelarite e medha te Europes. Pas çlirimit te Kosoves nga UÇK, luftetaret e saj te lirise dhe NATO, si presidenti i pare i Kosoves se lire ai udhehoqi me mencuri dhe vendosmeri vendin drejt Pavaresise. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Presidentit Rugova.Keshtu e citoj viziten e Rames ne Kosove ish Kryeministri Shqipetar Dr.Sali Berisha
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 22:47:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015