Vjeshta Kanatat e portës këndej e andej Në prag Ajo, zonja e - TopicsExpress



          

Vjeshta Kanatat e portës këndej e andej Në prag Ajo, zonja e vjetër e trishtimit me një fletë bliri të verdhë e të lagur mbi flokë... Dolën e pritën piktorë e poetë; turrma turrej për ta qafuar sikundër yjet e sotëm kur zbresin nga limuzinat e për pak më xhelozuan si një të dashuruar të hershëm. Ah, e ndrojtura ime e artë si paske hyrë kështu tek unë me heqka shirash pa shenjë e pa zhurmë si e dashura ime këmbëzbathur kur më hyn në krevat... të flerë Apo aty ke qenë e më shkruan në vend të fjalëve muzikë? Ah zonja e trishtimit të ëmbël sheh nga pragu i portës vë kokën pas zemrës e lutet të jem robi i saj i përjetshëm. Shtator 2013
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 22:21:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015