Vlera e diturisë gjatë fatkeqësive . Injoranti ka mundësi - TopicsExpress



          

Vlera e diturisë gjatë fatkeqësive . Injoranti ka mundësi që, kur të goditet nga ndonjë vështirësi, reagon në mënyrë që të bien në vesh e në sy, apo bën veprime të cilat në realitet kundërshtojnë caktimin e Allahut. Kjo rrjedh si shkak i asaj se, robi i tillë është marrë me adhurime duke lënë anash përvetësimin e asaj se si duhet reaguar në situata të tilla. Nganjëherë shohim se, shumë njerëz në pamje të parë na duken se janë fetarë të mëdhenj e të devotshëm, ndërsa në anën tjetër bëjnë veprime skandaloze kur u vdes ndonjë i afërm duke grisur rrobat, duke goditur veten apo bëjnë veprime të cilat shprehin qartazi kundërshtimin me caktimin dhe përcaktimin e Allahut. Ibnul-Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kam parë një mik timin të vjetër mosha e të cilit është afër 80 vjet. Ai njihej si fetar i madh i cili gjithmonë e falte namazin me xhemat. Kur nipi i tij –djali i vajzës- vdiq ai tha: “Nuk kemi se për çfarë të lutemi, pasi që lutjet nuk po na pranohen.” Ai gjithashtu tha: “Edhe pse ne jemi këmbëngulës në lutjen tonë, prapëseprapë po na vdesin fëmijët tanë.” Kështu unë e kuptova se, namazi dhe veprat e tij të mira që ai i bënte, janë vetëm traditë, e jo që janë si rezultat i imanit. Këta janë njerëz të cilët adhurojnë Allahun me kushte [1]. Pastaj Ibnul-Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) vazhdon duke thënë: “Xhaxhai im Muhamed bin Uthmani më ka treguar se ai kishte dëgjuar për një 80 vjeçar nga qyteti i Tilit, i cili nuk falte namazin pasi ishte falur shumë dhe kishte bërë shumë vepra të mira. Ai e thirri atë dhe i tha: “O xhaxha, pse nuk falesh?” Ai tha: Si të falem kur të gjithë fëmijët e mi kanë vdekur dhe të gjitha delet e mia kanë ngordhur? Nga tash e tutje unë nuk do të falë asnjë rekat të vetëm për Të.” Pasi që e goditi plakun lehtësisht, e mori me vete për një shëtitje rreth qytetit, e më pas kësaj ai gjithmonë falej në xhami.” Nuk ka asgjë që është aq e dobishme se sa dituria. Nëse dijetari goditet nga ndonjë shqetësim apo fatkeqësi e rëndë, ai e di se ky është gabimi i tij dhe ai e di se si ta menaxhoj situatën. Ndërsa injoranti mendon se ai po ngrihet çdo herë kur në të vërtetë ecën drejt humnerës. Prandaj, njeriu duhet të shëroj veten me mjetet (lutjet dhe format tjera të kërkimit të ilaçit) e bazuara në Sheriat kur ai goditet nga ndonjë fatkeqësi. Një fjalë e urtë thotë: “Njeriu gjatë fatkeqësive ose nderohet ose poshtërohet.” I dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: أتاني جبريل، فقال : يا محمد ! عش ما شئت فإنك ميت، وأحبب من شئت فإنك مفارقه، واعمل ما شئت فإنك “Më erdhi Xhibrili e më tha: “Jeto sa të duash por dije se do te vdesësh, duaje kënd të duash por dije se do të ndahesh prej tij, puno çfarë të duash por dije se një ditë do të marrësh shpërblimin”.” Allahu na ruajttë nga mungesa e durimit gjatë sprovave. Njeriu është në rrezik të madh nëse ai bie në kundërshtim me caktimin e Allahut. E lusim Allahun që të na dhuroj përfundim të mirë. perlat-muslimane.net/al/index.php?option=com_content&view=article&id=2908:vlera-e-diturise-gjate-fatkeqesive&catid=177:ngushellimi-ndaj-te-goditurve-ne-fatkeqesi&Itemid=143
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 10:59:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015