Vlora ka nderin e privilegjin te jete qendra e festes se sotme, si - TopicsExpress



          

Vlora ka nderin e privilegjin te jete qendra e festes se sotme, si qyteti qe mevetesoi shqiperine dhe valviti flamurin, simbolin e bashlimit kombetar. Nje komb nuk e mbajne te bashkuar kufijte, por flamuri dhe gjuha. Dita e sotme i bashkon shqipetaret kudo qe jane te festojne kuq e zi. Nje pershendetje speciale shkon per te gjithe miqte e mi qe jane bashkuar ne kete faqe me poezine me poshte qe i kushtohet Vlores. Gezuar te gjitheve. KUQ E ZI NE SFONDIN BLU Të kujtohet sa u lodhe Për të hyrë në histori? Ngjarjet që me gjakë i shkrove Të dhanë emër e lavdi. Flamurit që kishte rënë I dhe frymë nga fryma jote. Me gjakë e ngrite në këmbë Dhe pastaj me gjakë e mbrojte. Njëzeta* qe desh ta griste Të grisi dhe ty në zemër. Përmbi tela vetëtite, Shqipen e bëre me emër. Të kënduam “Vlora – Vlora” Rreziku troket në derë Dhe ti prap ja bëre forra, Shpalose guxim e vlerë. Legjendë e rritur në zjarre, Flakë e bëre, vetëtimë. Shtrove guna, hape varre, Më lartë e ngrite lavdinë. Të thirri tridhjetë e nënta* Syri në shënjestër ngriu. Që të mos lëngonte nëna, Vetëtima shkrepëtiu. Zjarrin e shove me zjarr, Flaka të dogji, të treti. Po lavdia u bë mal, S’ pyet kështjella nga tërmeti. Këto bukuri të rralla, Kuq e zi ne sfondin blu, Na vijnë stoli të gjalla, Sup me sup, e gju me gju. U shkon shumë ky pozicion Trimërive lapidar Sepse zjarri kur sundon Smund të shuhet, veç me zjarr! Fund i shekullit që shkoi “Në emër të Shqipërisë”, Keqas desh të ngatërroi Ti vije shqelmin lavdisë. Zjarri ndezur nga të tjerë Dhe gjaku si në thertore, Të thirri kur u bë vrerë, Ta shuaje me gjakë Vlore. “Shefat” ta njohin më mirë Genin ndezur për atdhe, Kur vuan për të qënë i lirë Dhe i duhet zgjidhje e re. Prandaj të duan me vete, T’i stolisësh nëpër mote, T’u thurësh elozhe, bejte, T’u japësh nga hija jote. Nga hija jote e rëndë Njeqind vjet kuq e zi. Nga fjala që të zë vend Për liri e histori. Ruaje të pastër lavdinë, Pasuroje me lavdi Me lule per Shqipërinë, Të ketë dritë e nur të ri. Ruaji bukuritë, të rrojnë Dhe emrin ruaje për vehte. Janë të rralla ndaj i çmojnë
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 07:39:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015