#XH_V Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon - TopicsExpress



          

#XH_V Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih, kërko, mbet e habitur Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra Diku e hedhur afër shtratit Është nje kuti e tersit, fatit E mbushur plotë është me kujtime. Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, perfshi ty. Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova Vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mërite Janë puthjet netëve pa dritë Veset e mia që aq urreve Mërgimi i ngadaltë i reve. Dënimet që vuajta për ty Herët kur s’të pash ne sy Jetët qe pa ty jetova. Të tjera femra që dashurova Janë dhe sekretet që s’të kam thënë E amanetet që kam lënë Fëmijet që kurrë nuk më lindën Epshet që vrava se nuk mu bindën Ka letra, që për ty i shkrova Në zarfet që kurre nuk dërgova E nëse gjithcka përmbys do kthesh Sekretin më të madh do gjesh Se e kam fshehur në fund fare. Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare. Nxirre mes duarsh në shtrëngim. K’të më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte, kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje. Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar. Veç një pasqyrë do gjesh në duar. Do shohësh veten, reflektim. Se ishe ti thesari im !
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 20:23:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015