Zbulohen dy piramida të kristalta në trekëndëshin e - TopicsExpress



          

Zbulohen dy piramida të kristalta në trekëndëshin e Bermundes piramida 1 Shumë vite me radhë, zhdukja e objekteve në Trekëndëshin e Bermudës është konsideruar një mister. Disa struktura piramidale gjenden në fund të oqeanit në vendin e quajtur Trekëndëshi i Bermudës. Këto piramida janë të lëmuara dhe strukturë kristali dhe gjenden në qendër të Trekëndëshit të Bermudës. Piramidat në fjalë konsiderohen edhe arsyeja që shumë mjete lundruese dhe fluturuese të zhduken pa lënë gjurmë në këtë zonë. Për këto struktura në fund të oqeanit ka folur fillimisht, Raymond Bravvn. Ka shumë spekulime lidhur me këtë fakt dhe deri tani konsiderohet si gjë reale vetëm nga SHBA-të dhe Franca. Philip Callahan që ka studiuar piramidat e Egjiptit thotë se, konet e piramidës dhe vetë sipërfaqja e piramidës krijon një rrotullim në qendër. Kjo bën që në sipërfaqe të krijohet një vorbull thithëse. Me përdorimin e hidrolokatorëve, oqeanografi Dr Meyer Verlag ka zbuluar dy piramida gjigande prej qelqi në një thellësi prej dy mijë metra në zonën e quajtur si trekëndëshi I bermundës. Përdorimi i pajisjeve të posaçme i kanë lejuar shkencëtarët për të përcaktuar se dy piramidat gjigande përbëhen nga një substancë kristali, dhe janë rreth 3 herë më të madha sesa piramida e Keopsit në Egjipt. Dr Verlag beson se hetimi i mëtejshëm në sekretet që mbajnë qendrat e piramidave mund të zbulojë më shumë informacion në lidhje me zhdukjet misterioze që lidhen me trekëndëshin e Bermudës. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Bahamas, shkencëtari paraqiti një raport të saktë me koordinatat e piramidave, dhe vuri në dukje se teknologjia e përdorur është e panjohur për shkencën moderne. Një studim më i detajuar mund të sjellë rezultate që janë të vështira për tu imagjinuar. Ndoshta diçka e një rëndësie tronditëse. Ndërtuar mbi Tokën e humbur gjatë ndryshimit të Poleve? Ka disa studiues perëndimorë të cilët argumentojnë se Piramida e gjetur në shtratin e detit, mund të ketë qenë ndërtuar fillimisht në tokë. Por pas një tërmeti shkatërrues ndryshoi tërësisht peizazhi duke u zhytur nën det. Shkencëtarë të tjerë argumentojnë se disa qindra vjet më parë ujërat e zonës ku është trekëndëshi I Bermudës mund të ketë qenë si një gurthemeli për aktivitetin e popullit të Atlantidës, dhe Piramidat të vendosur në det mund të kenë shërbyer si një depo furnizimi për ta. Ndërsa si pasojë e ndryshimeve në tokë, zona është zhvendosur më pas nën oqean. Megjithatë studime më të detajuara, me kalimin e kohës, do të japin rezultate që janë të vështira të imagjinohen. Shkencëtarët kanë përpunuar të gjitha të dhënat dhe kanë arritur në përfundimin se sipërfaqja e piramidës që duket prej xhami apo prej akulli është në mënyrë perfekte e qetë apo e lëmuar. Madje nuk janë të mbuluara as nga alga apo myshqet. Madhësia e piramidave janë gati tre here sa madhësia e piramidës e Keopsit. Ky lajm i bujshëm, u diskutua në një konferencë në Florida sfera e cuditshmeDiskutime të mëparshme Një strukturë gjigande është identifikuar fillimisht nga një mjek në vitet 1960, I cili ka punuar si i pavarur dhe më pas është verifikuar nga ekipet e zhytjes nga Franca dhe SHBA. Sipas historisë, piramida u zbulua rastësisht gjatë vitit 1968 nga një mjek patolog, Ray Broën. Broën ishte në Karaibe për pushime dhe aplikonte zhytje me miqtë e tij në një rajon të njohur si “gjuha e Oqeanit. Zona ka fituar atë emër për shkak se një pjesë e ishullit shtrihet në formë gjuhë drejt thellësisë. Por në një moment mjeku është ndarë nën ujë nga miqtë e tij. Në kërkim të gjetjes së tyre ai ka hasur me një strukturë masive në rritje nga thellësia e oqeanit: një objekt i errët i cili pasqyrohej si efekt i përplasjes së rrezeve të diellit. Në atë kohë mjeku deklaroi se objekti dukej se kishte formën e një piramide. Por se ai nuk ka shpenzuar shumë kohë për të parë piramidën, por ka gjetur një sferë kristali të çuditshme. Ai e ka sjellë në tokë sferën e kristalit, ku pasi është parë prej eksprtëve është vënë re dhe përbërja e çuditshme e saj. Megjithatë, pavarësisht lajmit të bujshëm studiuesit kishin tendencën që të injoronin atë. Piramidat mund të konfirmonjnë pretendimet e disa inxhinierëve sipas të cilëve ‘piramidat ishin krijuar fillimisht si burime të energjisë massive. Kjo duke mbështetur pohimin e qytet shtetit të lashtë të Atlantisit. Madje kjo teori siguron përgjigje për ngjarjet misterioze që janë regjistruar që nga shekulli i 19-të në rajonin e quajtur Trekëndëshi i Bermudës. dy piramidaPiramida të kristalta Disa teori mbi Atlantidën propozojnë se piramidat e qytetit janë bërë nga kristali, ose që në majë të tyre kishin një substancë të kristaltë. Një teori e tillë është mbështetur nga shkencëtarët duke e parë atë si një depozitim të energjisë. Ndaj dhe vendosja e një materiali të posaçëm në majën e piramidës, sipas tyre, mbështet idenë e një qytet shteti që kishte furnizim të plotë me energji. Madje përthithja e energjisë prej kristaleve është përdorur fillimisht në shpërndarjen e zërit prej radiove madje dhe në aplikime të tjera të mbledhjes dhe përforcimit të energjisë së aplikuar
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 05:48:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015