Zbulojnë se e fejuara ishte me kancer, martohen në spital Një - TopicsExpress



          

Zbulojnë se e fejuara ishte me kancer, martohen në spital Një çift të fejuarish, të cilët zbuluan se vajza vuante nga kanceri në mëlçi, u martuan në mensën e spitalit. Pas një lidhje 4-vjeçare, Ebrar Eliye (24 vjeç) dhe Ajhan Mantarxhi ( 28 vjeç) nga rrethi i Devrekut në Turqi, kishin vendosur të martoheshim në prill të vitit 2013. Por, në analizat e bëra nga Eliye, e cila vazhdonte përgatitjet e dasmës, është parë se vuante nga kanceri në mëlçi, tranemton Start njoftimin. Kështu që është shtruar në qendrën spitalore të universitetit “Bylent Eçevit”, ku nisi kurimin. Ndërkohë, Eliyenin e ka gëzuar shumë propozimi i të fejuarit të saj për ta bërë më herët kurorëzimin në martesë. Ajo ka kërkuar lejen e mjekëve për këtë, por pas përgjigjes negative të mjekëve (të cilët nuk i dhanë leje të largohet nga spitali), çifti ka vendosur të martohet në mensën e spitalit. Në ceremoni morën pjesë të gjithë punonjësit e spitalit. Çifti kërceu nën shoqërinë e tingujve muzikorë dhe më pas ndanë tortën. Dy të rinjtë shprehën lumturinë e tyre për martesën në spital edhe pse janë të parët që kanë bërë diçka të tillë.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 15:05:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015