Zoti im! Nuk ka gjë që ta pengojë favorin Tënd! Nuk ka edhe - TopicsExpress



          

Zoti im! Nuk ka gjë që ta pengojë favorin Tënd! Nuk ka edhe favor kur atë e pengon Ti! Asnjë pasanik nuk mund të bëjë dobi, sepse të gjitha pasuritë janë te Ti! Zoti im! Nuk kam thënë një fjalë, nuk kam bërë një betim, nuk kam dedikuar një gjë që të mos jetë dëshiruar më parë prej Teje! Ç’ke dëshiruar Ti, ajo është bërë dhe ç’nuk ke dëshiruar Ti, nuk është bërë! Fuqia është vetëm tek Ti dhe pa dyshim që Ty të mjafton fuqia për çdo gjë! Zoti im! Çdo lutje që kam bërë, le të jetë për atë që e ke mëshiruar Ti dhe çdo mallkim që kam bërë, le të bjerë mbi atë që ke mallkuar Ti! Ti je miku dhe kujdestari im në këtë botë dhe në botën tjetër; më bëj të vdes si mysliman dhe më fut mes robërve të Tu të mirë! Profeti Muhamed a.s.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 07:38:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015