Zv. shefi i dizajnit te Ferrarit, Simone Resta, ka pranuar se - TopicsExpress



          

Zv. shefi i dizajnit te Ferrarit, Simone Resta, ka pranuar se Ferrari eshte mbrapa rivaleve te tij tani qe Formula 1 eshte rikthyer ne pista ku kerkohet nje nivel i larte i forces ulese. Fernando Alonso tha pas praktikave: "Ne jemi rikthyer pak a shume ne situaten qe ishim ne pistat ku kerkohet shume force ulese." "Fernando ka te drejte," tha Resta. "Ne prisnim qe Lotus dhe Mercedes te rikthehen ne formen e tyre me te mire, dhe ata kane bere pikerisht kete gje, poashtu edhe McLaren duket se eshte permiresuar paksa." "Diferencat jane disi me te medha krahasuar me garat ne Hungari dhe Gjermani." "Ne mendojme se nuk e kemi marre maksimumin nga makina sot dhe kemi ende shume pune per te bere me gomat dhe me set-upin e makines per neser." Ferrari ka testuar nje krah te ri te perparem ne Singapor dhe gjithashtu nje difuzor te ri. "Ne duhet te analizojme te dhenat per te kuptuar nese pjeset e reja qe testuam sot na hyjne ne pune apo jo," tha Resta. "Ne kemi disa ndryshime te krahut te perparem, disa modifikime ne dysheme dhe pjese te reja te tjera." Resta konfirmoi se zhvillimi i makines se ketij viti gradualisht po ngadalesohet pasi shumica e skuadrave po perqendrohen ne makinen e vitit te ardhshem. "Ajo qe shohim sot eshte produkti i asaj qe eshte filluar para disa javesh ose muajsh. Keshtu qe tani ne do ti marrim me rradhe gjerat sa i perket zhvillimit te makines." "Ne ende po punojme ne tunelin e eres per te zhvilluar makinen por keto zhvillime gradualisht do te zvogelohen ne javet ne vijim."
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 18:15:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015