Zviceranët jetojnë mbi 80 vjet Sipas të dhënave 80.1 vjet - TopicsExpress



          

Zviceranët jetojnë mbi 80 vjet Sipas të dhënave 80.1 vjet jetojnë mesatarisht meshkujt zviceranë, të cilët, vetëm dy vite më parë, sipas statistikave jetëgjatësinë mesatare e kanë pasur 79.8 vjet. Ndërsa gratë kanë arritur gjithmonë një moshë më të shtyrë se burrat. Enti Statistikor i Zvicrës ka bërë të ditura trendet aktuale demografike në Zvicër. Një ndër risitë që sjellin statistikat është zgjatja e jetës mesatare të meshkujve në këtë shtet, duke arritur në shifrën pak mbi 80 vjet. Sipas të dhënave 80.1 vjet jetojnë mesatarisht meshkujt zviceranë, të cilët, vetëm dy vite më parë, sipas statistikave jetëgjatësinë mesatare e kanë pasur 79.8 vjet. Ndërsa gratë kanë arritur gjithmonë një moshë më të shtyrë se burrat. Femrat nga 84.4 vjet sa ishin në vitin 2009, sot jetojnë mesatarisht 84.5 vjet. Kjo lëvizje te të dy gjinitë tregon tendencën e identifikuar që në vitin 1992, të zvogëlimit të dallimit të moshës mesatare në mes tyre. Në vitin 1992 ky dallim ishte 6.9 vjet, ndërsa tash, rreth 4.4 vjet. Në dhjetë vitet e fundit në Zvicër regjistrohen në mes të 60200 dhe 63100 raste të vdekjes. Në vitin 2010 janë shënuar 62600 raste vdekje.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 11:20:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015